http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 09 korrik 2010 - 09:15 CET

Arbėr Vllahiu
BBC - Prishtinė

Lavde pėr Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, tha tė enjten nė mbrėmje nė Prishtinė se sfida mė e madhe pėr Kosovėn, pas pavarėsimit tė saj, mbetet ndėrtimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi i saj ekonomik.

Zoti Blair u prit me nderime nė Kosovė dhe mori nga presidenti I Kosovės Medaljen e Artė tė Lirisė.

I pritur si hero me nderimet e gardės ceremoniale, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, qė cilėsohet si miku mė i madh i shqiptarėve nė Kosovė, tha nė Prishtinė se pavarėsia nuk ėshtė vetėm ēėshtje e ligjshmėrisė por edhe e ndėrtimit tė institucioneve demokratike dhe zhvillimit ekonomik.

Zoti Blair, qė ka arritur nė vizitė dyditėshe nė Kosovė, u tha mikėpritėsve tė tij, presidentit dhe kryeministrit, se sfida mė e madhe pėr Kosovėn tani ėshtė tė dėshmohet se ėshtė njė shtet i suksesshėm dhe se asaj i duhet tė arrijė njė mbėshtetje pėr perspektivėn evropiane.

"Mendoj se tani gjėja mė e rėndėsishme, pas krijimit tė shtetit tė Kosovės, ėshtė qė tė sigurohemi se Kosova ėshtė njė shtet i suksesshėm. Kjo ėshtė sfida. Kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje e ligjshmėrisė por ėshtė cėshtje e ekonomisė, institucioneve dhe mėnyrės sė jetesės sė njerėzve. Kjo sepse ata janė krenarė qė jetojnė nė njė shtet tė pavarur, por ata duan tė shohin kushte mė tė mira tė jetesės, pėrparim tė ekonomisė. E gjithė kjo ndihmon perspektivėn evropiane”, tha ish-kryeministri britanik.

Zoti Blair tha se rregullat pėr anėtarėsim nė BE janė tė njohura dhe se Evropa mund tė ofrojė perspektivėn, por e gjitha varet se sa i pėrmbushin kėto perspektiva vendet qė duan tė anėtarėsohen nė Bashkimin Evropian.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, e ka cilėsuar si tė drejtė ndėrhyrjen nė Kosovė 11 vjet mė parė meqė, sipas tij, bota po ndalte njė pėrpjekje pėr spastrim etnik.

Ai tha se dėshmi e asaj ndėrhyrjeje ėshtė krijimi i njė shteti tė pavarur.

"Do tė ishte njė gjė e tmerrshme nėse Evropa, nėse perėndimi, do tė lejonte vazhdimin e spastrimit etnik pa e ndalur atė. Kjo politikė, qė ėshtė provuar nė shumė pjesė tė botės, gjithnjė ka dėshtuar. Prandaj kur ky lloj i brutalitetit ndodh, atėherė ėshtė e drejtė e botės qė tė ndėrhyjė dhe kjo ėshtė ajo qė bėmė”, tha zoti Blair.

Ish-kryeministri britanik, sė bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si arkitektėt e fushatės ajrore tė NATO-s mbi objektivat serbe, qė mundėsoi largimin e forcave serbe tė sigurimit nga Kosova dhe kthimin e qindra mijėra shqiptarėve tė dėbuar nga Kosova. Kryeministri i Kosovės Hashim Thaci, e cilėsoi zotin Blair si hero dhe kontributin e tij pėr Kosovėn si historik.

Ndėrkohė presidenti Fatmir Sejdiu, qė i dorėzoi zotit Blair Medaljen e Artė tė Lirisė, qė i ėshtė ndarė atij nga presidenti i ndjerė, Ibrahim Rugova, e siguroi atė se Kosova ėshtė njė shtet i qėndrueshėm dhe tha se pas vendosjes sė raporteve tė mira me vendet e tjera nė rajon, ajo ėshtė e gatshme qė tė krijojė marrėdhėnie tė tilla edhe me Serbinė.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do tė vazhdojė aktivitetet e tij nė Kosovė nė ditėn e dytė tė qėndrimit ne vend dhe pritet qė nė mesditėn e tė premtes tė takojė edhe qytetarėt e Kosovės nė qendrėn e Prishtinės.