BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 31 korrik 2010 - 15:19 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Festivali i filmit nė Prizren nderon Bekim Fehmiun
 

 
 
Bekim Fehmiu
Bekim Fehmiu nė filmin Odisea
Sot nė qytetin e Prizrenit nis njė prej festivaleve mė tė rėndėsishėm tė filmit nė Kosovė, Dokufest.

Edicioni i nėntė i Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit tė shkurtėr dhe atij dokumentar pėrfundon mė 7 gusht.

Ky festival kėtė vit do tė nderojė artistin e madh Bekim Fehmiun, i cili u nda nga jeta pak kohė mė parė.

Nė kėtė festival do tė marrin pjesė mbi 150 krijues filmi, nga zhanret e filmit tė metrazhit tė shkurtėr dhe atij dokumentar.

Juritė profesionale do tė japin njė sėrė ēmimesh, duke pėrfshirė edhe krijimet mė tė mira nga rajoni i Ballkanit, si dhe atyre qė vijnė nga vendet jashtė tij.

Tė gjitha kėto krijime filmike do tė garojnė nė kategorinė kombėtare, ballkanike dhe atė ndėrkombėtare.

Pėrveē kėtyre kategorive do tė jetė edhe kategoria pėr ēmimin “Green doc” dhe ajo pėr ēmimin pėr tė drejtat e njeriut.

Nė konkurencė pėr kėto ēmime janė gjithėsej 156 filma nga 34 vende tė botės.

Organizatorėt kanė thėnė se pėrveē vendeve qė kanė kohė qė marrin pjesė nė festival, dhe tė cilėt prezantojnė filmat fitues nė festivalet ndėrkombetare, sivjet do tė prezantohet edhe kinematografia e vendeve si Afganistani, Finlanda, Turqia, Gjermania, etj.

Njė e veēantė tjetėr e festivalit, thonė organizatoret, do tė jetė retrospektiva qė do t’i bėhet regjisorit tė njohur jugosllav Zelimir Zilnik.

Dokufesti nuk ėshtė i vetmi festival i kėtij lloji qė organizohet nė Kosovė, por qė nga nisja e tij, ėshtė vlerėsuar si njė ndėr organizimet mė prestigjioze tė artit dhe tė kulturės nė vend.

 
 
LOKALE
I jepet lamtumira e fundit Bekim Fehmiut
17 qershor 2010 | Faqja Kryesore
Ndahet nga jeta aktori Bekim Fehmiu
16 qershor 2010 | Forum
Ndahet nga jeta aktori Bekim Fehmiu
15 qershor 2010 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>