BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 28 korrik 2010 - 21:19 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Britania: Kapitulli i statusit i mbyllur
 

 
 
David Lidington
Muajin e kaluar zoti Lidington vizitoi Maqedoninė dhe Kosovėn
Ministri britanik pėr Evropėn, David Lidington, thotė pėr BBC-nė se opinioni i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė javėn e kaluar i dha fund ēdo lloj argumenti pėr statusin e Kosovės.

Ai tha se Serbia nuk duhet tė vazhdojė mė tej me kėtė ēėshtje por duhet tė angazhohet nė njė dialog konstruktiv me Kosovėn fqinje pėr zgjidhjen e ēėshtjeve praktike.

Nė intervistėn qė i dha BBC-sė zoti Lidington shprehu shqetėsim pėr ngėrēin politik nė Shqipėri qė 'po bllokon disa reforma jetike'.

Ministri britanik pėr Evropėn i tha BBC-sė se udhėheqėsit nė Maqedoni duhet tė angazhohen pėr kryerjen e reformave dhe tė shfrytėzojnė 'shansin e ri' qė kanė pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit.

Me zotin Lidington bisedoi Gėzim Guri.

BBC: Zoti Ministėr, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr reagimin e Serbisė pas shpalljes sė mendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė javėn e kaluar pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.

David Lidington: Unė e kuptoj qė Serbia ėshtė tronditur nga opinioni i gjykatės, aq mė tepėr qė ishte vetė Serbia qė e paraqiti kėrkesėn pranė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Megjithatė, shpresoj qė Beogradi ta pranojė se vendimi i gjykatės ishte shumė i qartė, se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk pėrbėn shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. Prandaj, unė besoj se ky moment duhet tė shėnojė fundin e ēdo mosmarrėveshjeje pėr statusin e Kosovės. Kosova ėshtė njė realitet si shtet i pavarur. Ajo ėshtė njohur nga shumica dėrrmuese e fqinjėve tė saj, si dhe nga shumica e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian. Ne parashikojmė qė ky proces tė vazhdojė me njohjen e Kosovės nga vende tė tjera, tashmė qė ato e kanė parė opinionin e shprehur nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė. Shpresoj qė Beogradi tė mos e ndjekė mė tej kėtė ēėshtje dhe tė hedhė hapa pėr njė dialog konstruktiv me Kosovėn pėr tė bashkėjetuar nė paqe.

BBC: Megjithatė, parlamenti nė Beograd miratoi thuajse unanimisht strategjinė e qeverisė pėr hapat e mėtejshėm pėr Kosovėn dhe Serbia pritet tė paraqesė njė projektrezolutė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė e cila, praktikisht, kėrkon qė Prishtina dhe Beogradi tė bisedojnė edhe pėr statusin.

 Opinioni i GJND-sė iu dha fund argumentave pėr statusin e Kosovės
 
David Lidington

David Lidington: Unė mendoj se Serbia, si vend qė dėshiron qė tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian duhet tė konsultohet me vende qė janė nė BE pėrpara se tė ndėrmarrė nisma tė njėanshme nė Asamblenė e Pėrgjithėshme tė OKB-sė. Unė i kuptoj reagimet e forta nė Serbi ndaj opinionit tė gjykatės. Pėrsa i pėrket qėndrimit tė Mbretėrisė sė Bashkuar, mund t'ju them se opinioni i GJND-sė shėnon fundin e ēdo argumenti lidhur me statusin e Kosovės. Mendoj se banorėt qė jetojnė nė jug tė Serbisė apo nė veri tė Kosovės, kėrkojnė tė shohin hapa konkretė si nga qeveria e Beogradit ashtu edhe ajo e Prishtinės pėr hapjen e vendeve tė punės nė zonat ku ata jetojnė, mundėsimin e tregtisė dhe ribashkimin e familjeve, si dhe krijimin e garancive ligjore qė kompanitė e huaja tė vijnė dhe t'i punėsojnė banorėt vendas. Kjo ėshtė ajo qė duan njerėzit e zakonshėm, qofshin kėta serbė apo shqiptarė.

BBC: Zoti ministėr, cili mendoni se ėshtė njė skenar realist ku Serbia do ta njihte Kosovėn nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, po tė kemi parasysh ndjenjat e forta qė ekzistojnė pėr kėtė ēėshtje nė Beograd. Kur parashikoni se mund tė ndodhė kjo?

David Lidington: Mos prisni qė t'ju jap ndonjė grafik kohor se kur do tė ndodhė kjo. Pėrsa i pėrket Britanisė, ne besojmė se si pėr Serbinė, ashtu edhe pėr Kosovėn, e ardhmja ėshtė nė Bashkimin Evropian, ku ato kanė ēfarė tė ofrojnė. Ne duam tė bashkėpunojmė me tė dyja qeveritė, nė Beograd dhe Prishtinė, pėr t'i ndihmuar qė tė hedhin hapa nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian dhe zbatimin e reformave tė nevojshme pėr tė pėrmbushur kriteret e anėtarėsimit. Shpresoj qė pas tronditjes fillestare qė i shkaktoi opinioni i GJND-sė, qeveria serbe do ta kuptojė se ėshtė nė interesin e vetė popullit serb dhe nė interesin e popullit tė Kosovės, shqiptarėve dhe serbėve, qė Serbia tė shohė pėrpara nė mėnyrė qė tė dyja vendet tė anėtarėsohen nė Bashkimin Evropian, siē kanė shprehur dėshirėn.

BBC: A besoni se pesė vendet e anėtare tė Bashkimit Evropian qė nuk e kanė njohur Kosovėn, do ta hedhin kėtė hap tashmė qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė e dha mendimin nė favor tė Kosovės.

David Lidington: Ėshtė interesante se pavarėsisht nga mosmarrėveshjet brenda radhėve tė Bashkimit Evropian pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės, e gjithė kjo organizatė, tė 27 vendet anėtare, kanė miratuar njė qasje tė pėrbashkėt qė i kėrkon Serbisė dhe Kosovės qė tė reagojnė nė mėnyrė konstruktive tashmė pas shpalljes sė opinionit tė GJND-sė. Gjithashtu, tė 27 vendet anėtare duan qė Serbia dhe Kosova tė fillojnė njė dialog pėr ēėshtje praktike, pėr hapjen e vendeve tė punės, pėr tregtinė apo shtetin ligjor. Kjo ėshtė nė interes tė tė gjithė atyre qė jetojnė nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Pėr mua Serbia duhet ta lėrė mėnjanė ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Sigurisht, unė nuk pres qė Serbia ta njohė Kosovėn si shtet tė pavarur qė nesėr. Por, ajo duhet tė pranojė realitetin se ėshtė fqinje me Kosovėn e pavarur, prandaj duhet tė bėjė ēmos pėr njė tė ardhme mė tė mirė si pėr popullin e Serbisė ashtu edhe atė tė Kosovės.

BBC: Gjatė vizitės sė tij nė Ankara nė fillim tė javės, kryeministri britanik, David Cameron, e mbėshteti fuqishėm anėtarėsimin e Turqisė nė Bashkimin Evropian. Ju vetė keni shėrbyer pėr njė kohė nė Ballkan. Ku e shihni rolin e Britanisė nė procesin e integrimit evropian tė vendeve ballkanike?

 Britania mbėshtet fuqimisht anėtarėsimin e vendeve ballkanike nė Bashkimin Evropian
 
David Lidington

David Lidington: Ne mbėshtesim fuqimisht anėtarėsimin e vendeve ballkanike nė Bashkimin Evropian. Mendojmė se BE-ja duhet tė tregohet mė energjike nė avancimim mė tej tė procesit tė integrimit tė kėtyre vendeve. Por, nga ana tjetėr, ne mendojmė se duhet tė ketė njė qėndrim tė qartė dhe rigoroz pėr kriteret e pranimit nė Bashkimit Evropian. Tė gjitha vendet ballkanike duhet tė kryejnė reforma tė rėndėsishme nė ekonomi, nė administratė, apo nė sistemin e drejtėsisė nė mėnyrė qė tė pėrmbushin kriteret e anėtarėsimit. Mendoj se perspektiva e anėtarėsimit duhet t'i inkurajojė kėto reforma. Britania dėshiron tė luajė njė rol aktiv pėr t'i mbėshtetur vendet ballkanike qė ato tė ecin pėrpara me reformat dhe tė hedhin hapa pėr t'u anėtarėsuar nė momentin e pėrshtatshėm.

BBC: Sa ju shqetėson fakti qė nė rrugėn e saj drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian, Maqedonia ka njė pengesė serioze qė nuk ka tė bėjė me pėrmbushjen e kritereve, por me momarrėveshjen me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit.

David Lidington: Mendoj se edhe kur tė arrihet njė marrėveshje pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, pėrsėri mbeten disa reforma qė qeveria e kėtij vendi duhet tė kryejė pėr pėrmbushjen me sukses tė procesit tė anėtarėsimit. Unė do t'i inkurajoja miqtė tanė nė Maqedoni qė t'i vazhdojnė kėto reforma paralelisht me pėrpjekjet pėr gjetjen e njė zgjidhjeje pėr emrin. Qeveria britanike dėshiron qė ta shohė Maqedoninė nė Bashkimin Evropian sa mė shpejt. Duam tė shohim, gjithashtu, njė zgjidhje pėr ēėshtjen e emrit. Sigurisht, nuk na takon neve nė Londėr tė themi se cila duhet tė jetė kjo zgjidhje. Udhėheqėsit e Maqedonisė kanė njė shans tjetėr kėtė vit qė tė arrijnė njė marrėveshje me Greqinė, ēka do tė hapte rrugėn qė Maqedonia tė ecė pėrpara. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ky shans tė shfrytėzohet.

BBC: Zoti Lidington, a mendoni se do tė ketė njė integrim nė grup tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor apo do tė jetė njė proces me disa valė, sipas meritave tė secilit vend?

David Lidington: Mendoj se do tė ketė njė seri programesh individuale, vend pas vendi, sepse paketa e reformave qė kėrkohet, ka veēoritė e veta nė secilin vend. Mund tė ndodhė qė disa vende tė anėtarėsohen nė Bashkimin Evropian njėkohėsisht. Por, unė sigurisht nuk mund tė them se ēdo vend duhet tė presė derisa tė bėhen gati gjithė tė tjerėt. Gjithėsesi, Britania dėshiron qė tė gjitha vendet e rajonit tė hedhin hapa pėr njė anėtarėsim sa mė tė shpejtė.

BBC: Si e vlerėsoni situatėn e krijuar nga ngėrēi politik nė Shqipėri?

 Ngėrēi politik dėmton imazhin e Shqipėrisė dhe bllokon reformat
 
David Lidington

David Lidington: Ne jemi shumė tė shqetėsuar nga vazhdimi i ngėrēit politik mes qeverisė shqiptare dhe opozitės. Kjo situatė po dėmton imazhin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, po bllokon disa reforma jetike qė janė nė interes tė popullit shqiptar. Britania vazhdon tė mbėshtesė fuqimisht perspektivėn evropiane tė Shqipėrisė, por qė kjo pėrspektivė tė pėrbushet, duhet vullnet politik si dhe shumė energji pėr tė plotėsuar kushtet e nevojshme nė rrugėn e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian. Ne shpresojme qė forcat politike nė Shqipėri tė gjejnė njė rrugėdalje nga ky ngėrē. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė dy apo tre forcat politike tė punojnė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje qė duhet mbėshtetur nė parimin e transparencės dhe kushtetutshmėrisė.

BBC: Zoti ministėr, ju e keni quajtur integrimin e Ballkanit Perėndimor si njė 'test me letėr lakmusi' pėr bashkėpunimin evropian nė fushėn e politikės sė jashtme. A do tė jetė i suksesshėm ky test?

David Lidington: Shpresoj qė tė jetė i suksesshėm. Nuk do tė ishte mirė pėr tė gjithė Evropėn nėse, politikisht, nuk do tė arrinim tė hidhnim hapa nė Ballkan. Ėshtė nė interesin e Mbretėrisė sė Bashkuar dhe, sigurisht, edhe tė Bashkimit Evropian qė tė mos lejojmė rikthimin e tensionit etnik dhe trazirave nė kėtė rajon. Ne duhet t'i mbėshtesim qeveritė e rajonit qė kėto vende tė konsolidojnė stabilitetin politik dhe respektimin e shtetit ligjor dhe tė hedhin hapa pėr pajtimin etnik. Gjithashtu, duhen kryer disa reforma politike, administrative dhe ligjore, nė mėnyrė qė kėto vende tė zėnė vendin e tyre nė zemėr tė familjes evropiane.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>