|
Shtypi britanik pėr Kosovėn
|
|||||||||||||||||||||||
Gazeta The Guardian sot boton dy shkrime, i pari pėr vendimin e GJND-sė dhe i dyti pėr rigjykimin e ish Kryeministrit tė Kosovės Rramush Haradinaj.
E shoqėruar me njė fotografi tė madhe nga festimet e shpalljes sė pavarėsisė nė Prishtinė, The Guardian boton shkrimin me titull: "Separatistėt nė mbarė globin presin vendimin e Gjykatės pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės". Vendimi i sotėm shkruan gazeta nuk ėshtė detyrues, por ka gjasa qė tė ketė pasoja tė thella pėr Kosovėn dhe shtete dhe territore tė tjera de fakto qė mund tė shkėputen nė tė ardhmen. Gjykatėsit e panelit tė ndarė thuajse nė mėnyrė tė barabartė mes atyre qė vijnė nga vėndet qė e kanė njohur dhe atyre qė nuk e kanė njohur Kosovėn, kanė njė histori gjykimesh tė kujdesshme dhe konservatore. Duke folur tė mėrkurėn, Ministri i jashtėm serb Vuk Jeremiē paralajmėroi se edhe nėse vendimi ėshtė kundėr Beogradit, vendi i tij nuk do tė heq dorė nga pretendimi pėr Kosovėn, shkruan gazeta. The Guardian citon zėvendės-kryeminstrin e Kosoves Ramė Manaj tė ketė thenė se " Shpallja e pavarėsisė ėshtė e ligjshme dhe legjitime, sepse ajo shpreh vullnetin e popullit tė Kosovės". Gjykata, sipas gazetės, ka tri opsione: Ta cilėsoi shpalljen e pavarėsisė tė paligjshme, ta shpallė atė tė ligjshme ose tė ofrojė pikėpamje tė pavendosur ose tė ekuilibruar. E ndėrsa 69 vėnde e kanė njohur Kosovėn si shtet, ende nuk ka dy tė tretat qė nevojiten pėr anėtarėsimin nė Kombet e Bashkuara. Njė vendim nė favor tė Kosovės, shkruan The Guardian, mund ta sjell mė afėr kėtė mundėsi, ku disa vėnde pritet ta njohin Kosovėn, nėse vendimi ėshtė nė favor tė saj. Asnjė nga skenarėt nuk pritet tė ketė ndonjė ndikim tė menjėhershėm pėr situatėn nė terren, ku njė zonė e vogėl me shumice sėrbe ėshtė shkėputur nė pjesėn veriore tė qytetit tė Mitrovicės. The Guardian nė kėtė shkrim ndėr tė tjera thekson se njė vendim se shpallja e pavarėsisė ishte e ligjshme, do tė ketė njė ndikim nė njė shkallė mė tė gjerė nė aspektin ndėrkombėtar, duke forcuar kėrkesat pėr njohje nga territore duke filluar nga Qipro veriore, Somaliland, Nagorno-Karabah, Osetia jugore, Abkhazia dhe Transnistria. The Guardian shkruan se ndėr ata qė presin qė vendimi tė jetė nė favor tė Serbisė ėshtė edhe dr.Stefan Wolf i Univeristetit tė Birmingamit. Wolf beson se njė vendim nė favor tė Kosovės do ta bėjė mė tė vėshtirėe pėr OKB-nė qė tė menxhoj konfliktet, veēanėrisht nė menaxhimin kalimtar tė territoreve tė diskutueshme, pėrfundon shkrimin e vet The Guardian. Po kjo gazetė boton njė shkrim edhe pėr rigjykimin e ish Kryeministrit tė Kosovės Rramush Hardinaj. Gazeta shkruan se njė datė pritet tė caktohet pėr rigjykimin dhe nuk ėshtė e qartė nėse dėshmitarėt e friksuar do tė japin dėshmi. Avokati i z.Haradinaj Michael OReilly tha se ėshtė e rėndėsishme qė tė fiksohet njė datė sa mė e shpejt e mundshme pėr rigjykimin e pjesshėm. Veteranėt e UĒK-sė shkruan The Guardian tė cilėt kanė luftuar nėn komandėn e Haradinajt i kėrkuan gjykatės tė tėrheq vendimin ose pėr ndryshe rrezikohet destabilizimi i rajonit. "Nėse arreatimi i tij vazhdon, gjithshka ėshtė e qartė, destabilizim jo vetėm i Kosovės, por i tėrė Ballkani", paralajmėrojnė veteranėt e UCK-sė, shkruan The Guardian. Lajmin e rigjykimit tė ish Kryeministrit tė Kosovės e boton sot edhe gazeta The Independent. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||