|
Shtypi pėr BP-nė, oktapodin dhe Take That
|
|||||||||||||||||||||||
Disa gazeta kanė vlerėsime pozitive pėr British Petrolium, me tituj si tė DAILY MAIL, "e ndalėm rrjedhjen nė Gjirin e Meksikės".
Ndėrsa tė tjerat merren me debatin qė ka mbėshtjellė gjigandin e naftės. TELEGRAPH thekson kėrkesat amerikane pėr BP-nė qė ajo tė bėjė publike dokumente qė tregojnė se si ka bėrė lobing nė arritjen e marrėveshjes pėr transferimin e njė tė burgosuri libian tė dėnuar si bombėvėnėsin e avionit qė u rrėzua nė Lockerbie. TIMES thotė se ambasadori britanik nė SHBA, Sėr Nigel Sheinwald, ka theksuar qė qeveria e re beson se vendimi i Skocisė pėr tė liruar Abdelbaset al-Megrahin pėr arsye humane, kishte qėnė njė gabim. Njė ish bos i kompanisė BP, Lord Browne, ndalet nė njė tjetėr ēėshtje nė njė shkrim pėr tė pėrditshmen GUARDIAN, qė ka tė bėjė me sentimentet homofobike nė vend. Por kryartikulli nė GUARDIAN ėshtė "Cable fillon revolucionin nė universitete" . Gazeta hapet me atė qė quan projektin e Sekretarit britanik pėr Biznesin, pėr arsimin e lartė dhe kolegjet private, kur pėrfshihet njė taksė pėr tė diplomuarit. DAILY TELEGRAPH ėshtė shumė kritik ndaj idesė, duke vėnė nė dukje se ajo ėshtė pėrshkruar si njė "kredi studentore qė nuk paguhet kurrė pėrfundimisht." Ndėrsa FINANCIAL TIMES beson dėmi qė mund tė ketė kjo mbi sektorin universitar do tė ishte i jashtėzakonshėm. GUARDIAN ėshtė njė prej shumė gazetave qė i bėjnė jehonė faktit qė statistikat pėr krimin janė nė nivelin e tyre mė tė ulėt qė prej tre dekadash. DAILY MAIL ndėrkaq vėren se megjithėkėtės, 3 ndėr 4 krime mbetet tė pazgjidhuara. GUARDIAN sugjeron se numri i veprave penale mund tė rritet sė shpejti, sepse pritet tė rritet numri i tė papunėve si pasojė e shkurtimeve nė sektorin publik. TIMES ka njė mbulin tė zgjeruar tė atij qė quan "realiteti brutal i ndėrtimit tė shtetit" nė Afganistan. Reporterja e gazetės ėshtė nė mesin e njė njėsie marinsash amerikanė nė Helmand. Ajo thotė se misioni i tyre ishte ndėrtimi i njė shkolle, por njėsia ra nėn zjarrin armik, duke i bėrė ata tė mbuloheshin nga uji i qelbur i njė kanali vaditjeje. Dhe lajmet e pas Kupės sė Botės nuk mungojnė nė gazeta. GUARDIAN njofton lidhur transfertėn mė tė madhe tė verės. E pėrditshmja thotė se kanė filluar negociatat pėr transferimin e okapodit Paul qė parashikoi fitoren e Spanjės nė Botėror nga Qendra e Jetės Detare nė Oberhausen nė Gjermani nė Akuariumin e Madridit. Tė pėrditshmet raportojnė edhe pėr bashkimin e kėngėtarit Robbie Williams me ish grupin e tij Take That. Pėr tė pėrshkruar kėtė ribashkim gazetat huazojnė titujt e kėngėve mė tė famshme tė grupit "Could it be magic again? (a do tė jetė pėrsėri magjike), pyet GUARDIAN. Ndėrsa pėr DAILY MAIL ēėshtja shtrohet nėse Robbie ėshtė "Back for Good," (ėshtė kthyer pėrgjithmonė). |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||