BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 12 korrik 2010 - 12:24 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Spanjollët festojnë fitoren
 
Iniesta, shënuesi i golit të fitores
Në Spanjë është festuar gjatë tërë natës fitorja për herë të parë e një kombëtares së tyre në finalet e një Botërori.

Spanja hyri në histori si ekipi i parë evropian që fiton Kupën e Botës jashtë kontinentit por edhe si ekipi i parë që mban edhe titullin evropian edhe atë botëror.

Ishte hera e parë që Spanja e fiton këtë titull pas një ndeshjeje në të cilën arbitri anglez Harold Web nxorri 14 kartona të verdhë dhe një të kuq.

Para ndeshjes ishte një ceremoni spektakolare që kulminoi me Nelson Mandelën duke përshendetur turmën në stadiumin Soccer City në Soweto.

Shumë tifozë spanjollë vlerësuan lartë organizimin e Botërorit nga mikëpritësi, Afrika e Jugut.

"Ne jemi shumë të lumtur me fitoren. Lojtarët luajtën vërtetë mirë. Ishte fitore fantastike. Ne duam të falendërojmë Afrikën e Jugut për mbështetjen që i bënë Spanjës gjatë javëve të fundit"- tha një tifoz spanjoll.

Ndërsa një tifoz tjetër lavdëroi lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke thënë se të gjithë ishin fantastikë.

Sipas tij, Iniesta ishte më i miri ndërsa portieri Casilas zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>