BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 07 korrik 2010 - 14:26 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Tony Blair viziton Kosovën
 
Tony Blair
Prishtina po përgatitet për ta pritur në vizitë ish kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili vlerësohet lartë për rolin e tij gjatë fushatës ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe që i dha fund luftës në Kosovë.

Zoti Blair, që konsiderohet si një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës, mbërrin të enjten për vizitë dyditëshe dhe do të ketë një varg aktivitetesh.

Ai do të takojë udhëheqësit kosovarë dhe do të mbajë një fjalim në seancën solemne të parlamentit që do të mbahet për nder të tij.

Presidenti Fatmir Sejdiu do t’i ndajë zoti Blair medaljen e artë të lirisë, e cila i ishte thuhet se i ishte akorduar atij për të gjallë të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Universiteti i Prishtinës ndërkaq do ta nderojë atë me çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa ditën e dytë të vizitës, ai do ta kalojë në Prizren dhe në Pejë.

Vizita e ish kryeministrit britanik, Tony Blair është organizuar nga qeveria e Kosovës, e cila thotë se po bën përgatitjet e fundit për ta pritur atë në mënyrë madhështore, kjo në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij në fund të viteve 90-të për ndaljen e dhunës që po ushtronte Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kjo do të jetë vizita e tij e dytë në Prishtinë që nga përfundimi i luftës më 1999.

Në fund të mandatit të tij si kryeministër i Britanisë, Tony Blair kishte thënë se besonte që Kosova ishte ndër sukseset më të mëdha të karrierës së tij dhe se mendonte që kishte bërë atë që ishte më se e drejtë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>