BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 12 qershor 2010 - 15:58 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Arrestohet Albin Kurti
 

 
 
Albin Kurti
Policia hedh poshtė akuzėn se ka pėrdorur dhunė nė arrestimin e zotit Kurti
Policia e Kosovės ka arrestuar tė shtunėn pasdite udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosja.

Albin Kurti, kanė bėrė tė ditur drejtues tė Lėvizjes.

Zoti Kurti u arrestua pas njė takimi me gazetarė nė selinė e Lėvizjes nė Prishtinė, pak kohė pasi paralajmėroi pjesėmarrjen e Lėvizjes qė ai udhėheqė nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė vitin 2011.

Njėri nga aktivistėt e Vetėvendosjes, Glauk Konjufca, i tha BBC-sė se ndėrhyrja e policisė pėr arrestimin e Kurtit, nė selinė e Lėvizjes, ishte e dhunshme.

Policia e Kosovės ka pėrdorur gazin lotėsjellės pėr tė mundėsuar aksionin e arrestimit tė zotit Kurti dhe gjatė aksionit ka thyer dritaret e selisė sė Lėvizjes Vetėvendosja dhe ka pėrmbysur gjėrat brenda saj.

Gjatė aksionit janė arrestuar edhe 6 aktivistė tė tjerė tė lėvizjes dhe janė lėnduar njė nuėmr syresh nė pėrplasje me policinė.

Por zyrtarė tė policisė thanė se njėsitė policore nuk ka pėrdorur dhunė gjatė arrestimit tė zotit Kurti.

Aktivistė tė Lėvizjes kanė pėrmbysur dy makina tė misonit tė EULEX-it nė shenjė hakmarrje ndaj arrestimit tė zotit Kurti.

Drejtues tė Lėvizjes kanė paralajmėruar se deri nė seancėsn e ardhshme gjyqėsore ndaj zotit Kurti, qė pritet tė zhvillohet mė 21 qershor, do tė vendosin se cilat do tė jenė hapat e mėtejshme.

Albin Kurti u arrestua mbi bazėn e njė fletarresti tė lėshuar nga njė gjykatės ndėrkombėtar, me akuzėn se ka bėrė thirrje pėr rezistencė dhe pengim tė personave zyrtarė gjatė njė proteste nė vitin 2007.

Dy persona u vranė dhe dhjetėra tė tjerė u plagosėn, kur policia e UNMIK-ut, pėrdori plumbat e gomės pėr tė shpėrndarė turmėn, qė protestonte kundėr pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Njė numėr seancash gjyqėsore ndaj zotit Kurti janė shtyrė nė dy muajt e kaluar, pėr shkak tė mos pranisė sė zotit Kurti nė sallėn e gjykatės.

Policia e Kosovės ka provuar disa herė qė ta arrestojė zotin Kurti por pa ndonjė sukses.

Njė numėr organizatash joqeveritare kanė mbledhur mbi 170 mijė nėnshkrime me kėrkesėn pėr tė pezulluar procesin ndaj udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosja.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>