BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 09 qershor 2010 - 09:20 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Persona tė armatosur sulmojnė forcat e NATO-s
 
Hartė e rajonit
Shtatė vetė ėshtė bilanci i viktimave nga sulmi ndaj autokolonės sė Nato-s
Persona tė armatosur kanė hapur zjarr ndaj njė autokolone tė NATO-s nė kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke vrarė shtatė vetė dhe duke i vėnė zjarrin njė numėr kamionėsh pėrpara se tė largoheshin.

Policia lokale thotė se dymbėdhjetė persona tė armatosur janė pėrfshirė nė kėtė sulm, tė paisur me armė automatike dhe granda.

Sulmi ndodhi vetėm dhjetė km jashtė Islamabadit dhe korrespondenti i BBC thotė se kjo ėshtė hera e parė qė njė sulm i tillė ndodh kaq pranė kryeqytetit.

Kamionėt e Nato-s po transportonin furnzime pėr trupat e Aleancės nė Afganistan.

Kaleem Imam nga Policia e Islamabadit tha se siguria pėrreth autokolonės nuk kishte qėnė e mjaftueshme.

"Ne po hetojmė se cilėt persona kanė qėnė tė pėrfshirė, si u krye sulmi dhe pėrse nuk ishte organizuar sigurimi i duhur nga njerėzit qė e kryejnė kėtė biznes.

Nėse ata duan siguri nga ne, ata duhet ta kėrkojnė njė gjė tė tillė.

Hetimi ka filluar dhe njerzit na kanė ofruar informacione. Ne kemi zbuluar njė nga makinat e dyshuara.

Po ashtu ne jemi vėnė nė ndjekje tė makinės si dhe kemi filluar operacionin e kėrkimit.

Po ashtu kemi vendosur nė gatishmėri Policinė Rrugore, Korpusin e Kufirit dhe forca tė tjera policore", tha Kaleem Imam nga Policia e Islamabadit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>