|
Ahmadinejad shpėrfillės ndaj KS-sė
|
|||||||||||||||||||||||
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara voton sanksione tė reja mbi Iranin pėr shkak tė programit tė tij bėrthamor.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i cilėsoi masat e reja si mė tė ashprat, me tė cilat ėshtė pėrballur ndonjėherė Irani. Njė korrespondent i BBC-sė nė OKB thotė se kėto masa ka gjasa tė miratohen, megjithėse ka patur kundėrshtime nga Turqia dhe Brazili qė thonė se sanksionet e reja do tė prishin besimin qė kėto dy vende arritėn tė ngrinin pėrmes njė marrėveshjeje tė arritur me Iranin. Ahmadinejad paralajmėron Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, tha se Irani nuk do tė pranojė bisedimet pėr programin bėrthamor, nėse Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė vendos sanksione tė reja ndaj vendit tė tij. Ai paralajmėroi gjithashtu se njė marrėveshje e ndėrmjetėsuar nga Turqia dhe Brazili ishte njė rast i vetėm dhe nuk do tė pėrsėritej. Zoti Ahmadinejad, i ndodhur nė Ankara me rastin e njė takimi pėr sigurinė, i bėri thirrje Rusisė tė mos mbante anėn e armiqve tė Iranit. Megjithėse Moska ka qėnė shpesh e kujdesshme ndaj veprimeve tė ashpra ndaj Iranit, e mbėshtet projekt-rezolutėn e fundit tė OKB-sė. Presidenti iranian paralajmėroi se SHBA-ja do tė humbte nėse kaloheshin masat e reja dhe i bėri thirrje presidentit Obama ta rishikonte qėndrimin. Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė ka rėnė dakord pėr tė vendosur sanksione tė reja ndaj Iranit. Kėto masa shtrėngojnė kufizimet financiare dhe inspektimet e dėrgesave nė Iran dhe edhe zgjerojnė njė embargo tė armėve. Diplomatėt presin qė sanksionet tė votohen tė mėrkurėn dhe ka pak dyshim qė rezoluta do tė miratohet. |
LOKALE
Irani pėrballet me sanksione tė reja 19 maj 2010 | Faqja Kryesore
Marrėveshje bėrthamore Iran-Brazil-Turqi17 maj 2010 | Faqja Kryesore
Irani njofton ndėrtimin e dhjetė uzinave tė reja bėrthamore08 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
Franca dhe SHBA flasin pėr sanksione ndaj Iranit08 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||