|
Papandreu mohon zėrat pėr daljen nga euro
|
|||||||||||||||||||||||
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka pėrgėnjeshtruar vlerėsimet sipas tė cilave Greqia do tė dalė nga zona e euros.
Vlerėsimi rezultoi nė njė sondazh tė publikuar nga agjencia informative Bloomberg, dhe shkaktoi alarm e panik nė Athinė. Kryeministri, por edhe unioni bankar vendas theksuan se vlerėsimet nuk kanė asnjė bazė dhe se Greqia do ti realizojė objektivat e saj nė kuadėr tė planit pėr stabilitet ekonomik. Ndėrkohė, inflacioni nė vend ka shėnuar rritjen mė tė lartė pas 13 vjetėsh. Sondazhet pėr euron Hamendjet se Greqia do tė dalė nga zona e euros dhe se po pėrgatitet ti rikthehet monedhės sė vet kombėtare, dhrahmisė, u rishfaqėn mė intensivisht orėt e fundit. Agjencia informative Bloomberg publikoi njė sondazh, sipas tė cilit 41% e investitorėve dhe analistėve tė ēėshtjeve ekonomike, besojnė se Greqia do tė detyrohet tė dalė nga eurozona. Pėrkundėr kėtyre, 34% e konsiderojnė tė pamundur kėtė zhvillim. Sapo u publikua lajmi, qeveria ndėrmori menjėherė njė aksion intensiv pėrgėnjeshtrimesh, ndaj asaj qė kryeministri Papandreu e cilėsoi si skenar keqdashės. Do tė doja tė pėrgėnjeshtroja gjithė skenarėt keqadashės qė qarkullojnė pėr ekonominė greke. Jemi nė rrugė tė sigurt pėr tė realizuar nė mėnyrė tė qėndrueshme objektivat tona ekonomiko-financiarė." "Dua tė theksoj dhe tė garantoj qė, po tė mos biem preh e kėsaj thashethemnaje tė pabazė qė qarkullon ndėrkombėtarisht, Greqia do tė dalė mė e fortė nga kjo krizė, deklaroi tė martėn vonė zoti Papandreu. Ndėrsa ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu, nga Luksemburgu ku ndodhej, nė takimin e ministrave tė Financave, i cilėsoi parashikimet si qesharake. "Po ndjek i befasuar njė thashethemnajė nė Athinė, pėr njė dalje tė pritshme nga eurozona. Kėto janė qesharake, asgjė mė shumė", tha ai. Nė tė njėjtėn linjė u shpreh edhe kreu i unionit tė bankave greke, Vasilis Rapanos. Situatė e vėshtirė Pėrkundėr optimizmit tė shprehur nga kryeministri, mbi ndikimin pozitiv tė masave tė marra, zhvillimet nė terren vlerėsohen si shqetėsuese. Sipas autoritetit statistikor grek, inflacioni nė muajin maj u rrit nė 5,4% nga 4,8% qė ishte njė muaj mė parė. Sipas analistėve ky ėshtė njė rekord historik, teksa hera e fundit qė inflacioni kishte regjistruar shifra kaq tė larta ishte nė gusht tė vitit 1997. Analistėt vlerėsojnė se shkaku i kėsaj rritjeje gjendet nė shtimin e taksave pėr karburantet, pijet alkoolike dhe cigaret, si dhe rritjen e TVSH-sė, qė u vendosėn nė kuadėr tė masave pėr stabilitetin ekonomik. Situata pritet tė pėrkeqėsohet edhe mė taj, pasi nė muajin korrik hyn nė fuqi shtimi i TVSH-sė me 2% mė shumė, por edhe rritje tė reja tė taksave nė karbuante dhe cigare. Por jo vetėm kaq. Greqia sivjet pritet tė ketė njė prurje mė tė pakėt turistėsh, me njė ulje qė vlerėsohet nė rreth 10% mė pak e vitin e kaluar, ndėrkohė qė njė tjetėr sektor i rėndėsishėm i ekonomisė, ndėrtimi, ndodhet nė prag tė falimentimit. Unioni i shoqėrive anonime ndėrtimore, nė njė letėr drejtuar ministrin tė Financave dhe atij tė infrastrukturės, e konfirmon kėtė parashikim, duke theksuar se shteti grek u ka kėtyre kompanive njė borxh prej 1,5 miliardė euro pėr vepra publike qė janė ndėrtuar dhe nuk janė shlyer ende. Ky fakt, theksojnė ata, ndėrthurur me mungesėn e parave tė thata nė treg dhe refuzimin e bankave pėr tė dhėnė kredi, por edhe me rėnien drastike tė veprimtarisė ndėrtimore nė vend, e shpien sektorin e ndėrtimeve drejt falimemtimit. Nė kushtet qė dy sektorėt mė produktivė tė ekonomisė greke, turizmi dhe ndėrtimet, parashikohet tė pėrjetojnė sivjet njė situatė kolapsi, pėrpjekjet fisnike tė qeverisė pėr shėndoshje tė gjendjes ekonomike, vihen nė ikėpyetje tė madhe, vlerėsojnė analistėt. |
LOKALE
Kosovarėt dhe euro20 maj 2010 | Rajoni
Kriza greke dhe emigrantėt shqiptarė19 maj 2010 | Rajoni
Analisti Stiglitz kundėr masave tė ashpra nė Greqi11 maj 2010 | Faqja Kryesore
Sa rėndėsi ka marrėveshja pėr tė mbrojtur Euron?11 maj 2010 | Faqja Kryesore
Argjentina e Greqia-Ē'kanė tė pėrbashkėt?11 maj 2010 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||