BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 09 qershor 2010 - 09:21 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
EULEX shtrin hetimet nė veri
 

 
 
EULEX
EULEX pėrjashton mundėsinė qė hetimet nė veri po bėhen me motive politike
Misioni Evropian pėr sundimin e ligjit ka paralajmėruar shtrirjen e hetimeve nė veriun e Kosovės, pėr njė numėr rastesh, pėrfshirė ato tė korrupsionit, krimit tė organizuar dhe vrasjeve.

Njė zėdhėnėse e EULEX-it, Kristina Herodes, i tha BBC-sė se hetimet do tė pėrfshijnė edhe strukturat paralele nė veriun e Kosovės si dhe tė gjitha organizatat e tjera e individėt qė dyshohet tė jenė tė pėrfshirė nė krim tė organizuar.

Ajo tha se hetimet pėr vrasje pėrfshijnė periudhėn e viteve prej 2004 e deri nė ditėt e sotme dhe theksoi se EULEX-i do tė hetojė tė gjitha rastet pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike.

Zonja Herodes pėrjashtoi mundėsinė qė hetimet nė veri tė bėhen me motive politike ose pėr tė barazpeshuar hetimet qė kanė filluar nė pjesėn tjetėr tė Kosovės.

Veriu i Kosovės, i banuar me shumicė serbe, qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė, ka qenė jashtė kontrollit tė mekanizmave ndėrkombėtarė dhe atyre vendorė. Shumė shpesh ka qenė arenė e pėrplasjeve ndėretnike. Zonja Herodes tha se ka njė shkallė tė gjėrė tė hetimeve qė zhvillohen nė veri.

“EULEX-i ėshtė vendosur nė veriun e Kosovės qė nga viti 2008 dhe qė atėherė policėt, prokurorėt dhe gjykatėsit tanė punojnė atje. Kjo nėnkupton se hetime tė ndryshme po zhvillohen dhe njė shkallė e gjerė e rasteve tė krimit janė nėn hetime, pėrfshirė vrasje, pėrdhunime, vjedhje, lėndime trupore, krim tė organizuar, korrupsion dhe kontrabandė”, tha Herodes.

Sipas saj, asnjė strukturė ose organizatė qė mund tė jetė pėrfshirė nė krim tė organizuar ose nė kontrabandė nuk do tė mbetet pa u hetuar. Sipas saj tė gjitha rastet nė veri do tė hetohen pavarėsisht pėrkatėsive etnike.

Herodes: Nėse ka dyshime pėr ndonjė krim tė kryer, atėherė kjo nuk ka tė bėjė me politikėn, por prokurorėt dhe policėt do tė hetojnė. Kjo nuk ka tė bėjė me pėrkatėsinė etnike ose atė partiake.

BBC: Mė lejoni t’ju pyes, do tė hetoni edhe strukturat paralele nė veri?

Herodes: Kjo reflekton edhe te ata. Nėse njė person ka kryer krim, qė dyshohet tė ketė kryer krim, atėherė ka nevojė pėr hetime. Dhe nuk ka rėndėsi se cilės pėrkatėsi etnike ose organizate i takojnė ose cilit nivel tė shoqėrisė.

Paralajmėrimet pėr fillimin e hetimeve edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės vijnė nė kohėn kur janė shtuar zėrat pėr shtrirjen e hetimeve tė misionit tė EULEX-it edhe nė disa institucione tė tjera nė Prishtinė dhe nė disa komuna tė Kosovės. Madje ka patur zėra ditėve tė fundit se do tė ketė edhe arrestime tė mundshme tė zyrtarėve tė lartė tė qeverisė sė Kosovės, me dyshimin e pėrfshirjes nė korrupsion.

Por hetimet nė veri nga EULEX-it nga pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve janė parė me dyshime. Sekretari I shtetit nė ministrinė pėr Kosovėn Oliver Ivanoviq, I tha BBC-sė se Beogradi zyrtar mbron qėndrimin e vendosjes sė rendit dhe tė ligjit edhe nė veriun e Kosovės por, sic tha ai, jo me qėllim tė vendosjes sė njė balanCi me atė qė po ndodh nė Prishtinė. Ndėrkohė, autoritetet nė Prishtinė, thonė se do tė punojnė nė dy aspekte nė veriun e Kosovės, pėrfshirė atė tė shtrirjes sė autoritetit tė vendit dhe mekanizmave ndėrkombėtarė nė veri dhe tė luftimit tė dukurive negative.

Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi ka kėrkuar qė veprimet nė veri tė jenė tė bashkėrenduara dhe jo spektakulare qė nuk do tė garantonin rend dhe ligj.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>