http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 14 maj 2010 - 13:43 CET

Qeveria greke publikon emrat e atyre që nuk paguajnë taksa

Qeveria greke ka filluar të publikoj dhe turpërojë ata që ajo thotë se kanë shmangur pagimin e taksave, duke publikuar emrat e 57 personave më tipik dhe duke i gjobitur ata.

Qeveria paralajmëroi se do të konfiskoi shumat në llogaritë bankare të atyre që i detyrohen financiarisht shtetit grek.

Vlerësohet se konfiskimi i këtyre llogarive do të çoj në grumbullimin e një shume prej më shumë se 40 miliardë dollarësh.

Kjo është shumë e mjaftueshme për të ripaguar dhjetë përqind të borxhit kombëtar të Greqisë.

Qeveria greke po tenton të qetësojë dhe njerëzit e thjeshtë të cilët janë të zemëruar se do të vuajnë shkurtimet në paga dhe rritjen e taksave, ndërsa të pasurit do të shpëtojnë pa u ndëshkuar.