http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 11 maj 2010 - 14:22 CET

Argjentina e Greqia-Ç'kanë të përbashkët?

Programi i masave të ashpra ekonomike do të jetë i domosdoshëm në mënyrë që Greqia të marrë një plan financiar ndërkombëtar si dhe për të shmangur falimentimin e saj ekonomik.

Domingo Carvallo ka qenë ministër i financave ne Argjentinë kur vendi i tij kaloi nëpër një krizë të ngjashme financiare gjatë viteve 2000-2002.

Ai i tha BBC-së se Greqia ishte në një situatë më të rëndë se Argjentina në atë kohë, por sipas tij grekët kanë më shumë mbështetje ndërkombëtare:

"Situata në Greqi duket shumë e ngjashme me atë që pësuam ne në Argjentinë, por unë mendoj se gjendja në Greqi është edhe më e vështirë dhe përmasat e krizës dhe këtij problemi janë shumë më tëm medha se sa në Argjentinë në atë kohë. .... Problemi më i madh për Argjentinën ne kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ishte mungesa e mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare, sepse FMN kishte ofruar pak mbështetje, por pastaj nuk kishte realizuar premtimet dhe kur ishim në mes të një ristrukturimi të borxhit ata vendosën për të dhënë paratë që ata kishin premtuar. Unë mendoj se kjo nuk ekziston në rastin e Greqisë, sepse unë shoh se ka një angazhim të fortë nga Bashkimi Evropian, FMN dhe komuniteti ndërkombëtar për të ndihmuar Greqinë qe te kalojë nëpër këtë krizë

Zoti Carvallo tha se ishte rëndësishme qe Greqia të shfrytëzonte në mënyrë të arsyeshme të hollat që do t'ia sigurojë bashkësia ndërkombëtare.

"Është shumë e rëndësishme që grekët të ndërmarrin një ristrukturim të rregullt të borxhit të tyre publik. Në qoftë se ata vetëm përpiqen që të vazhdojnë të shtyjnë borxhin duke përdorur paratë që Evropa do t'i japë Greqisë, në këtë mënyrë gjithmonë do të ketë paqartësi sa i përket aftësisë së tyre për ta kaluar borxhin në vitin e ardhshëm apo dhe një vit më vonë. Në kët mënyrë unë mendoj se situata do të ndërlikohet edhe më shumë dhe do të bëhet edhe më e rrezikshme dhe mund të ndodhë që më në fund, ata janë të arrijnë në një situatë ku nuk do të mund të shlyejnë borxhin fare."

Ai tha se Greqia do të duhej të ndërmerrte vendime të vështira dhe veprime të fuqishme në mënyrë që të shmangë më vonë probleme edhe më të mëdha.

"Një ristrukturimin i rregullt i borxhit do të thotë që t'u bësh një ofertë kreditorëve për të shkëmbyer bonot e vjetra të tyre për bono të reja me interes me të ulët dhe kushte më afatgjata. Në anën tjetër, Greqia ka për të reformuar edhe sistemin fiskal. Politikanët duhet t'u shpjegojmë grekëve se në qoftë se ata nuk e bëjnë edhe një përshtatje të duhur fiskale, në fund ata do të duhet të paguajnë edhe një çmim më të mmadh për të tejkaluar këtë situatë. Kjo është ajo që ka ndodhur në Argjentinë."