http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 09 maj 2010 - 12:02 CET

Jonny Dymond
BBC, Bruksel

Takim në Bruksel për masa ndaj krizave

Ministrat e financave të BE-së takohen në Bruksel, në përpjekje për të vendosur për rrugët se si të ndihmojnë vendet e zonës euro që ndodhën në krizë.

Ditën e shtunë udhëheqësit e eurozonës ranë dakord për huanë trevjeçare me vlerë 95 miliard stërlinash që do t'i jepet Greqisë.

Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar se pa masa shtesë, tregjet financiare do të vazhdojnë të kenë më pak besim në vendet me defiçit të lartë buxhetor.

Shërbimi civil i BE-së, Komisioni Evropian ka punuar gjatë fundjavës për të kaluar me nxitim këto plane.

Aprovimi politik nga vendet evropiane është një çështje kritike.

Zyrtarët britanikë thonë se mekanizmat e stabilizimit janë të vjetra, - si ato që u përdorën për të ndihmuar, Hungarinë, Letoninë dhe Rumaninë, - dhe të reja, që janë një grup potencialisht i madh garancish për kredi.

Garancitë për kredi janë një çështje shumë e vështirë për t'u përtypur për Britaninë, por pa këto paketa është shumë e dobët.

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel shpresojnë që mekanizmat e stabilitetit do t'i qetësojnë shqetësimin e tregjeve financiare lidhur me pamundësinë në Evropë për të paguar borxhet.

Kjo ka qënë edhe shpresa pas çdo marrëveshjej të dështuar në krizën e defiçitit që shpërtheu javën e kaluar.