|
Kosova nė mbrotje tė shtėpisė Hyniler
|
|||||||||||||||||||||||
Shtėpia Hyniler, ėshtė njėra prej 21 objekteve tė vendosura nė listėn e objekteve tė mbrojtura, qė nga vitit 1967.
Kjo shtėpi ėshtė bėrė problematike kur pronarėt e saj kanė provuar qė ta rrėnojnė atė dhe nė vend tė saj tė ndėrtojnė njė shtėpi tė re. Pėrpjekja pėr mbrojtjen e kėsaj shtėpie ka ngritur ēėshtjen e mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore nė Kosovė.
Shtėpia Hyniler Shtėpia ėshtė njė godinė dykatėshe dhe besohet tė jetė ndėrtuar disa shekuj mė parė. Kėtė nuk dinė ta thonė as pronarėt e saj. Ajo ėshtė e ndėrtuar mė tulla dheu, me dru dhe ka njė arkitekturė qė pėrngjet me stilin otoman dhe ėshtė shumė e ngjashmė me konaqet e vjetra qė kanė qenė veēori e shumė qyteteve tė Kosovės. Njėri nga pronarėt e familjes Hyniler refuzoi tė flasė pėr BBC-nė, me arsyetimin se ēeshtja tashmė ka kaluar ne duart e drejtėsisė dhe tė pushtetit. Njė tjetėr anėtar i familjes qė ėshtė bashkėpronar i kėsaj shtėpie, Atila Hyniler, thotė se pėrcaktimi pėr ta rrėnuar shtėpinė ka qenė i imponuar. Kėtė shtėpi ndoshta e ka ndėrtuar stėrgjyshi dhe nuk e dimė saktė sa e vjetėr ėshtė, porn a kanė thėnė qė ndoshta ėshtė 170-180 vjet e vjetėr, por ajo mund tė jetė edhe mė vjetėr." "Nė kėtė shtėpi kurrė nuk ėshtė investuar asnjė cent, as nė kohėn e ish-Jugosllavisė, e as pėr kėto vjet tė funksionimit tė Kosovės shtet." "Rindėrtimi i shtėpisė sė vjetėr ėshtė shumė i kushtueshėm dhe i pabėrballueshėm pėr ne." "Ne si pronar tė saj nuk kemi asgjė kundėr qė kjo shtėpi tė restaurohet dhe tė mbetet vlerė e trashėgimisė, por jo tė lihet kėshtu e tė presim rrėnimin e saj, shtėpia njėherė ka qenė nė listėn e objekteve tė mbrojtura, mė vonė ėshtė hequr nga kjo listė dhe tash po dėgjojmė qė ėshtė kthyer prapė nė tė njėtėn listė, dhe jemi nė pritje se ēfarė do tė ndodhė me tė, tha Atila Hyniler. Zyrtarė tė departamentit tė Trashėgimisė nė komunėn e Prishtinės nuk e kanė komentuar ēėshtjen e kėsaj shtėpie, por Ministria e Kulturės ka thėnė se ėshtė duke e konsideruar mbrojtjen dhe restaurimin e saj. Edhe ēėshtja e kėsaj shtėpie tė cilėsuar si vlerė pėr Prishtinėn ėshtė aktualizuar pas ndėrhyrjes sė aktivistes Elizabeth Gowing. Nisma e saj ka bėrė qė tė rritet rrethi i njerėzve qė janė kundėr rrėnimit tė saj. Nismat kundėr rrėnimit Kėta tė fundit kanė hapur edhe njė faqe nė Facebook, duke e ēuar nė disa mijėra numrin e atyre qė janė kundėr rrėnimit tė saj. E gjithė ēeshtja rreth kėsjaj shtėpie ka mbetur tė zgjidhet nė relacionin ndėrmjet zotėve tė shtėpisė dhe Ministrisė sė Kulturės. Rasti i saj nuk ėshtė i vetmi nė qytetin e Prishtinės, nga i cili tashmė pothuaj janė rrėnuar shumica absolute e objekteve tė trashėgimisė. Pak ditė mė parė, megjithė kundėrshtimin e Ministrit tė Kulturės dhe tė shefit tė OSBE-sė, ėshtė rrėnuar njėra prej xhamive mė tė vjetra tė Prishtinės, Hatunie. Njė vit mė parė ndėrkaq, nė rrethana krejt misterioze ėshtė djegur simboli i qytetėrimit tė vjetėr tė Prishtinės hoteli Union. Nė gjithė kėtė luftė pėr asgjėsimin e vlerave tė vjetra arkitekturale tė kryeqytetit janė pėrfshirė ndėrtimtarėt e mėdhenj dhe Ministria e Kulturės. Deri mė sot ka rezultuar qe humbėse tė ketė dalė kjo e fundit. |
LOKALE
Elizabeth Gowing pėr fushatėn nė mbrojtje tė shtėpisė Hyniler26 maj 2010 | Rajoni
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||