BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 11 maj 2010 - 16:49 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Sa rëndësi ka marrëveshja për të mbrojtur Euron?
 
Euro
Vendet evropiane kanë rënë dakord të krijojnë një paketë një trilion dollarë për të mbrojtur Euron dhe për të ndaluar përhapje të borxhit grek.

Paketa për fonde emergjencë dhe garanci të huave do të jetë e vlefshme për vendet që përdorin Euron që kanë vështirësi në manaxhimin e borxheve të tyre.

Plani përfshin gjithashtu edhe blerje të bonove qeveritare të Euro zonës në një lëvizje që ka si qëllim të rrise likuiditetet.

Banka i kishte rezistuar këtij hapi më parë dhe disa ekonomistë e kanë quajtur këtë opsioni i fundit.

Po a do të mundet vërtet kjo masë të shpëtojë vendet e Eurozonës?

Shkalla a premtimeve të bëra nga BE tregon qartë se kjo është njohje e asaj se kjo nuk është më krizë e përqëndruar vetëm tek problemet me të cilat përballet ekonomia greke.

Vendet si Spanja, Portugalia dhe Irlanda janë tani në pozitë delikate. Por premtimi për përkrahje financiare nëpërmjet huave nga një vend të tjetri nuk do të zgjidhë problemet që ka vetë Euro duke perfshirë ndryshimet më të mëdha në konkurencë midis 16 ekonomive.

Analisti për çështje financiare, Justin Urquhart-Stewart i Manaxhimit të investimit të shtatë thotë se kjo paketë nuk zgjidh problemin thelbësor të BE që të ndalojë vende të tjera të kenë probleme financiare.

"Nëse krahason Eurozonën le të themi me SHBA ku ka 50 ekonomi të ndryshme, por nën një regjim politik, nëse Kalifornia ka probleme, pjesa tjetër e vendit mund të lëvizë nën drejtimin e rezervës federale për t'u përpjekur të marrë përkrahje. Në Eurozonë, Banka Evropiane Qëndrore nuk ka të njëjtën fuqi apo aftësi. Kështu që ajo që Greqia ka bërë përsa i përket sjelljes së saj financiare potencialisht mund të ndodhë përsëri.

Kjo është ndoshta dhe arsyeja se pse qeveria gjermane në veçanti inkurajoi aplikim më të ashpër të rregullave të Eurozonës në defiçitet kombëtare dhe të kërkojë edhe masa të ashpra në shkëmbim të ndihmës financiare.

Justin Urquhart Stewart thotë se qeveritë evropiane duhet të jenë më të rregulluara në të ardhmen për të parandaluar çdo krizë të ardhshme të Euros.

"Nëse Euro vërtetë do të rrisë kreidibilitetin , duhet të kettë mundësi të fusë atë lloj disipline për të siguruar që pjesëmarrësit lëvizin në të njëtin drejtim dhe asksh nuk po luan me kreditëe popujve të tjerë. "

Megjithatë, elementi kyç duket se i ka bërë përshtypje tregjeve financiare dhe kjo është shkalla e madhe e parave të ofruara. Megjithëse duket mjaft qartë se ka shumë për të bërë ende.

Këtu ka rol për Bankën qëndrore evropiane. Ajo planifikon të blejë borxhin në ato që banka i përshkruan si jofunksionale.

Marrëveshja nuk sqaron se cilat janë ato, por duket se në to do të përfshihen borxhet e vendeve që janë nën presion dhe si rezultat i saj tregjet financiare do ta ndjekin me shumë vëmendje pozicionin e bankës.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>