BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 09 maj 2010 - 12:02 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Takim në Bruksel për masa ndaj krizave
 

 
 
Eurozona
Presidenti francez thotë se kjo është kriza më e rëndë për euron
Ministrat e financave të BE-së takohen në Bruksel, në përpjekje për të vendosur për rrugët se si të ndihmojnë vendet e zonës euro që ndodhën në krizë.

Ditën e shtunë udhëheqësit e eurozonës ranë dakord për huanë trevjeçare me vlerë 95 miliard stërlinash që do t'i jepet Greqisë.

Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar se pa masa shtesë, tregjet financiare do të vazhdojnë të kenë më pak besim në vendet me defiçit të lartë buxhetor.

Shërbimi civil i BE-së, Komisioni Evropian ka punuar gjatë fundjavës për të kaluar me nxitim këto plane.

Aprovimi politik nga vendet evropiane është një çështje kritike.

Zyrtarët britanikë thonë se mekanizmat e stabilizimit janë të vjetra, - si ato që u përdorën për të ndihmuar, Hungarinë, Letoninë dhe Rumaninë, - dhe të reja, që janë një grup potencialisht i madh garancish për kredi.

Garancitë për kredi janë një çështje shumë e vështirë për t'u përtypur për Britaninë, por pa këto paketa është shumë e dobët.

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel shpresojnë që mekanizmat e stabilitetit do t'i qetësojnë shqetësimin e tregjeve financiare lidhur me pamundësinë në Evropë për të paguar borxhet.

Kjo ka qënë edhe shpresa pas çdo marrëveshjej të dështuar në krizën e defiçitit që shpërtheu javën e kaluar.

 
 
LOKALE
Evropa krijon një fond emergjent
08 maj 2010 | Faqja Kryesore
Euro shënon rënie kundrejt dollarit
06 maj 2010 | Faqja Kryesore
Shifra të larta papunësie në Spanjë
30 prill 2010 | Faqja Kryesore
Tregjet në rënie si pasojë e borxhit grek
28 prill 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>