BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Votohet paketa e shpëtimit të Greqisë
 
Angela Merkel
Kancelarja Merkel thotë se duhet vepruar me vendosmëri
Të dyja dhomat e parlamentit gjerman e kanë miratuar paketën ndërkombëtre financiare të shpëtimit për Greqinë.

Gjermanisë i është kërkuar të paguajë më shumë se 30 miliard dollarë, gati një të pestën e paketës.

Bundestagu e miratoi projektligjin pas një debati të nxehtë ku kancelarja Merkel u atakua rëndë nga kritikët e saj.

Zonja Merkel e mbrojti planin e saj, duke thëne se bëhej fjalë për fatin e Bashkimit Evropian.

Ajo paralajmëroi se në rast se 27 vendet anëtare nuk bashkëpunojnë në një krizë të tillë, "tregjet financiare do të mendojnë se e kemi të pamundur të veprojmë".

Ligji u miratia me 390 vota pro, 72 kundër dhe 139 abstenime.

Opozita më e madhe në parlament, partia Social demokrate ka abstenuar duke thënë se pesha e rëndë do të bjerë mbi taksapaguesit dhe jo tregjet financiare.

Ligji pritet të nënshkrueht në ligj nga presidenti Horst Koehler.

Të enjten parlamenti grek votoi pro masave drastike në këmbim të paketë së shpëtimit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>