BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 03 maj 2010 - 19:05 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Qeveria gjermane mbështet paketën për Greqinë
 
Protesta në Greqi
Qeveria gjermane ka miratuar planet për kontributin e këtij vendi në paketën e asistencës financiare të Bashkimit Evropian për t'i ardhur në ndihmë Greqisë.

Gjermania do të jetë kontribuesja kryesore në paketën 145 miliarda dollarëshe.

Ky hap ka zemëruar shumë qytetare gjermane që besojnë se po paguajnë koston e asaj që ata e konsiderojnë papërgjegjshmëri të qeverisë greke.

Duke shpallur këto plane, të cilat duhet te miratohen nga paralmenti, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se kjo ishte një provë se Gjermania po bënte atë që i takonte për ruajtjen e stabilitetit të euros.

Por ajo insistoi se duhet të nxirren mësime nga kjo si dhe duhet të vendosen rregullat më të forta në tregjet financiare.

Zonja Merkel gjithashtu tha se duhet krijuar një agjenci evropiane për vlerësimin e kredive si dhe zbatimin më të rreptë të rregullave të eurozonës.

Krerët e vendeve që përdorin monedhën e vetme evropiane, euro, pritet të takohen në Bruksel të premten për promovimin zyrtar te paketës se shpëtimit, dhe për të diskutuar mbi mënyrat e parandalimit të një tjetër krize te borxheve siç eshte kjo që ka prekur Greqine.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>