BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 29 prill 2010 - 11:23 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Obama dhe Merkel diskutojnë për krizën greke
 
Ekonomia
Bursat në botë janë prekur nga kriza greke
Presidenti Obama dhe Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë kanë bërë një bisedë telefonike ku kanë shprehur shetësimet e tyre për krizën financiare në Greqi, dhe ndikimet e saj në mabarë Evropen.

Shtëpia e Bardhë tha se situata ishte tepër shqetësuese.

Ajo vijoi, se zoti Obama dhe zonja Merkel janë të të njëjtit mendim se duhej marrë një rezolutë për Greqinë me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Eevropian.

FMN-ja tha se një paketë shpëtimi e udhëhequr nga Evropa duhej të implementohej menjëherë pasi situata po përkeqësohej.

Të mërkurën kredibiliteti i ekonomisë spanjolle në listën e hartuar nga agjensia Standard & Poor u ul dhe shefi i strategjisë së investimeve në këtë agjensi Sam Stovall tha se Spanja ishte një ekonomi më e madhe se Greqia dhe kjo përbënte shqetsëim edhe më të madh për
investorët.

Spanja përfaqëson rreth 8.5 % të GDP-së Evropiane, ndërsa Greqia më pak se 2%.

Kriza greke ndikim edhe në Shqipëri, por jo në banka

Ndërkohë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani thotë se kriza greke do të ketë ndikime në ekonomitë e dy vendeve Shqipëri dhe Greqi, por nuk do të prekë sistemin bankar të Shqiperise.

Sipas Fullanit, sistemi bankar shqiptar është i veçantë dhe se bankat greke që operojnë në Tiranë janë të kontrolluara nga Banka e Shqipërisë.

Guvernatori Fullani thotë se po vihet re një ecuri e ngadaltë e ekonomisë vendase.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>