BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 29 prill 2010 - 17:23 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Pranë përfundimit bisedimet për problemin grek
 

 
 
George Papandreou
Papandreu përballë presionit nga jashtë dhe revoltës popullore
Komisioni Evropian shpreson që negociatat me Greqinë për paketën e ndihmës nga Eurozona dhe FMN-ja do të përfundojnë pas disa ditësh.

Olli Rehn, Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, tha që shpresonte që marrëveshja të ishte themelore për rimëkëmbjen ekonomike në mbarë zonën Euro.

Komisioni Evropian është duke luajtur një rol udhëheqës bashkë me FMN-në, duke përcaktuar hollësitë e një pakete shumëmiliardëshe për Greqinë.

Komisioneri Olli Rehn, tha se ekipet ishin duke punuar natë e ditë dhe ai shpresonte që negociatat të përfundonin brenda pak ditësh.

Megjithëse ai nuk dha ndonjë hollësi për paketën, ai tha se ajo përfshinte reforma strukturore të thella për ekonominë greke për disa vjet.

Greqia, e cila përballet me revoltë publike lidhur me masat shtrënguese, thotë se kjo do të mund të jetë një prej çështjeve kryesore për qeverinë greke.

Por zoti Rehn tha se një marrëveshje duhet t'i jepte ekonomisë greke hapësirë të mjaftueshme për t'u rikthyer në rrugën e një rritje të qëndrueshme.

Kjo gjë është esenciale për stabilitetin e monedhës euro dhe kyçe për rimëkëmbjen ekonomike.

 
 
LOKALE
Tregjet në rënie si pasojë e borxhit grek
28 prill 2010 | Faqja Kryesore
Evropianët theksojnë kushtet për Greqinë
25 prill 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>