BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 28 prill 2010 - 10:46 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Tregjet në rënie si pasojë e borxhit grek
 
Papandreu me udhëheqës të BE-së
Vazhdon rënia e vlerës së aksioneve në tregjet financiare ndërkombëtare për shkak të krizës së borxhit grek.

Tregu i aksioneve në Japoni pasoi rënjet në bursën e Njujork-ut me pothuajse tre përqind rënje në tregtinë e hershme.

Australia dhe Korea e Jugut hapen tregjet me dy përqind rënje.

Çmimet e aksioneve filluan të bien pasi një agjenci e madhe ndërkombëtare që vlerëson besueshmërinë e klientelës (Standard & Poor's) e renditi borxhin grek ne nivelin më të ulët që njihet si junk që ka kuptimin mbetje ose pa vlerë.

Në Greqi protestuesit i bënë thirrje qeverisë që të mos paguaj borxhet e saj, në mënyrë që bankat e huaja të paguajnë çmimin për krizën në vend se taksapgauesit grek.

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss- Kahn, shkon në Berlin në kuadër të përpjekjeve për të tejkaluar dallimet gjermane rreth planeve për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi ekonomik.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy tha gjatë një vizite në Japoni se anëtarët e Euro-grupit do të mblidhen për të diskutuar çështjen e borxhit grek brenda dy javësh.

"Si president i Këshillit Evropian, konfirmoj se kam si qëllim të mbledh një takim të Eurogrupit në nivel kryetar shtetesh dhe qeverish rreth datës 10 maj."

Zoti Van Rompuy tha se negociatat midis Greqisë dhe partnerëve evropianë ishin në rrugën e duhur:

"Në bazë të raporteve që do të finalizohen në ditët e ardhshme, krerët e qeverive dhe shteteve do të vendosin të aktivizojnë financimin e programit të përbashkët nën negociatat tani midis KE, Bankës Qëndrore Evropiane dhe FMN dhe natyrisht qeverisë greke."

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>