BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 25 prill 2010 - 18:08 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Nisin punimet për autostradën Morinë-Mërdarë
 
Hartë e Kosovës
Autostrada Morinë-Mërdarë lidh Shqipërinë me Kosovën dhe Serbinë
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha, kanë shënuar fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe në cepin tjetër me Serbinë.

Liderët shtetërorë të Kosovës dhe të Shqipërisë, që morën pjesë në ceremoninë e fillimit të autostradës Vërmic- Mërdar, thanë që kjo rrugë kishte rëndësi historike.

Ata e cilësuan si ngjarjen e dytë të rëndësishme pas pavarësisë së Kosovës.

Ndërtimi i kësaj rruge do ta bëj kompania turko-amerikane Bechtel-Enka.

Vlerësohet se kostoja e ndërtimit të saj do të jetë rreth 700 milion euro.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që prej kësaj dite nuk kishte më bjeshkë që do të ndante por vetëm rrugë që do të bashkonin dy vendet.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>