BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 25 prill 2010 - 13:39 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Evropianët theksojnë kushtet për Greqinë
 
Dominique Strauss-Kahn
Dominique Strauss-Kahn tha se grekët nuk duhet të kishin frikë nga FMN-ja
Gjermania dhe Franca kanë këmbëngulur se çdo ndihmë financiare për të ndihmuar Greqinë që ajo të tejkalojë problemin me borxhin e madh duhet të varet nga ulja e shpenzimeve të autoriteteve greke.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, i deklaroi gazetës, Bild se nuk kishte garanci se Gjermania dhe BE-ja do të aprovonin ndihmën për Greqinë.

Ai tha se vendimi do të varej nga kursimet e vazhdueshme të qeverisë greke.

Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde duke folur për gazetën franceze, Journal du Dimanche tha se Greqia nuk kishte përmbushur zotimet e bëra në të kaluarën.

Ajo tha se lëvrimi i ndihmës duhet të verifikohej në mënyrë strikte.

Ditën e premte Greqia kërkoi aktivizimin e paketës së ndihmës me vlerë 60 miliard dollarë nga partnerët e BE-së dhe FMN-ja.

Kriza e shkaktuar nga defçiti buxhetor në Greqi dominoi edhe takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me Bankën Botërore.

Në Greqi përfshirja e FMN-së ka krijuar zemëratë në popull dhe janë rritur zërat kundër pranimit të këtij borxhi të madh.

Shefi I FMN-së u përpoq të sigurojë opinionin publik në Greqi lidhur me politikat e institucionit të tij.

Dominique Strauss-Kahn është i ndërgjegjshëm për shqetësimet në Greqi lidhur me politikat që vendit i duhet të ndjekë për të marrë ndihmën financiare.

Ai tha se FMN-ja kishte si objektiv të ndihmonte vendet në vështirësi, por ai nuk hodhi dritë mbi politikat e mundshme.

Besohet se fjala është për më shumë ulje të shpenzimeve.

 
 
LOKALE
Kriza greke dominon në takimin e FMN-së
24 prill 2010 | Faqja Kryesore
Një tjetër grevë 24 orëshe në Greqi
22 prill 2010 | Faqja Kryesore
Greqia dhe FMN bisedojnë rreth paketës
21 prill 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>