BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 23 prill 2010 - 16:51 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Greqia kërkon aktivizimin e paketës së ndihmës
 
George Papandreou
Kryeministri grek duket se më në fund ka kërkuar ndihmë
Kryeministri grek, George Papandreou, ka kërkuar aktivizimin e paketës ndërkombëtare të ndihmës në mënyrë që të plotësojë nevojat e menjëherëshme financiare.

"Ka ardhur momenti, pasi tregjet nuk po na japin ne më kohë ta gjejmë atë kohë me vendimin që morëm të gjithë së bashku, ne udhëheqësit e vendeve të Evropës, kështu që Greqia të ketë përkrahje. Është e nevojshme, është nevojë kombëtare dhe urgjente që zyrtarisht të kërkojmë nga partnerët tanë aktivizimin e mekanizmit të përkrahjes që ne krijuam së bashku me BE. Unë i kam kërkuar ministrit grek të financave të ndërmarrë procedurat e nevojshme."

Kërkesa e paketës prej 60 miliardë dollarësh, të financuar bashkarisht nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vjen nga shqetësimi për situatën ekonomike greke.

Shifrat e fundit botuar nga BE-ja tregojnë se defiçiti buxhetor grek vitin e kaluar ishte gati dy herë më i madh se i një viti më parë, duke i dhënë shkas shqetësimeve të reja në tregun financiar se vendi mund të mos paguajë dot borxhet.

Pas njoftimit të dhënë, tregjet reaguan pozitivisht. Sipas analistëve, FMN do të kërkojë masa më të forta se ato të menduara deri më tani nga qeveria greke duke hapur kështu perspektivën për greva të tjera nga punonjësit e sektorit publik.

Reagimi gjerman

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se planet e qeverisë greke për të bërë kursime janë tërësisht të besueshme. Duke iu referuar EURO-s e cila përdoret si nga Gjermania dhe Greqia, ajo tha se stabiliteti i monedhës kishte përparësi.

Korrespondentët thonë se kancelarja Merkel përballet me opozitë të fortë brenda vendit për t'i ofruar Greqisë ndihmë financiare.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>