BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 18 prill 2010 - 14:20 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Presidenti polak Kaczynski prehet në Krakov
 
Sheshi Pilsudski
Ceremoni përkujtimore në sheshin Pilsdudski në Varshavë
Në Poloni po mbahet funerali i presidentit polak, Lech Kaczynski, 8 ditë pasi ai vdiq pas rrëzimit të një avioni në Rusi.

Turmat hodhën lule dhe valëvitën flamuj kombëtarë, ndërsa kortezhi me trupin e tij kaloi në rrugët e qytetit të Krakovit.

Katedralja ku ai do të prehet, është vend për mbretërit polakë.

Presidenti Dmitri Medvedev i Russisë po merr pjesë në funeral, por udhëheqës të tjerë të botës nuk mundën të vinin si rezultat i mungesës së avionëve nga hiri vullkanik nga Islanda.

Presidentit dhe viktimave të tjera i bëhen homazhe

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të presidentit polak Lech Kaczynski të shtunën, i cili u vra në një aksident ajror të dielën e kaluar në Rusi bashkë me 95 zyrtarë të tjerë.

Para se të niste ceremonia, në orën ekzakte të aksidentit një javë më parë, në mbarë Poloninë ushëtuan këmbanat e kishave dhe sirenat.

Në Varshavë në sheshin Pilsudki, mijëra njerëz u mblodhën për të bërë homazhe dhe dhënë lamtumirën e fundit viktimave të aksidentit ajror që vrau kaq shumë figura të shquara të politikës polake.

Pranë një kryqi të madh të bardhë, mbi një altar ishin vendosur edhe fotografitë bardhë e zi të 96 viktimave.

Kryeministri Donald Tusk mbajti një fjalim para se të niste ceremonia, ndërsa në sheshin e madh ishin vendosur dhjetra ekrane të mëdha televizive që e transmetuan këtë ceremoni drejtpërdrejtë në mbarë Poloninë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>