BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 17 prill 2010 - 15:53 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Aeroporti i Prishtinës anullon fluturimet
 

 
 
Hiri vullkanik
Hiri vullkanik ndërpret trafikun ajror në Kosovë
Gati të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë anulluar gjatë ditës së shtunë, për shkak të mbylljes së aeroporteve në një pjesë të Evropës, si pasojë e shpërthimit të një vullkani në Islandë.

Drejtues të Aeroportit të Prishtinës thonë se gjatë ditës janë realizuar vetëm dy fluturime dhe se njëri prej tyre, me destinacion Zagrebin, është detyruar të ndryshojë kursin.

Ata thanë se të gjithë udhëtarët nga Aeroporti në Prishtinë janë udhëzuar që të mos krijojnë rrëmujë për shkak të mbylljes së një numri aeroportesh në Evropë.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, tha për BBC-në se deri nga mesi i ditës së shtunë janë anulluar të paktën 16 fluturime dhe se po planifikohet anullimi i më shumë se njëzet fluturimeve të tjera.

" Të gjitha fluturimet, pra vajtje-ardhjet, nga vendet Evropiane dhe më konkretisht Zvicra, Gjermania, Sllovenia pra nga vendet e Evropës Perëndimore janë të prekura.

Sipas infomacioneve që unë kam edhe në 18 orët e ardhshme nuk pritet përmirësim i gjendjes aktuale, megjithëse është vështirë të parashkohet se kur do të mund të elemonihet problem" - tha zoti Mustafa.

Aeroporti i Prishtinës është i vetmi në gjithë Kosovën nga i cili realizohen fluturimet ndërkombëtare.

Autoritetet thonë se nga viti në vit numri i udhëtarëve është rritur dhe sipas vlerësimeve vetëm vitin e kaluar ka patur më shumë se 1 milion e 200 mijë udhëtarë.

Aeroporti i Prishtinës para vetëm pak vitesh u është dorëzuar nën mbikqyrje autoriteteve të vendit, pas një periudhe disa vjeçare të kontrollit nga forcat paqeruajtëse KFOR.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>