BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 15 prill 2010 - 11:09 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Bashkëpunimi rajonal vetëm politik
 
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi është duke qëndruar për një vizitë në Maqedoni. Ai të enjten bashkë me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov do të marrin pjesë në forumin e biznesit maqedono-shqiptar.

Z. Topi të mërkurën mbajti fjalim para parlamentit si dhe u takua me zyrtarët më të lartë të vendit.

Po të mërkurën për vizitë në Shkup ishte edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Femi Mujota.

Këto vizita shtrojnë dilemat në opinon se pse Maqedonia nuk thellon edhe më shumë bashkëpunimet me këto vende fqinje më të cilat nuk ka asnjë çështje të hapur, për dallim me vendet e tjera fqinje të Maqedonisë.

Bashkëpunimi politik në nivel

Zyrtarët e lartë të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, në mënyrë deklarative gjithmonë flasin se marrëdhëniet mes vendeve se janë në nivele të larta, por në praktikë thonë vëzhgueisit komunikimet mund të jenë edhe më të mëdha.

Gjatë vizitës së Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, ai vetë por edhe zyrtarët e Maqedonisë folën për marrdhënie fqinjësore, që mund të cilësohen si model në rajon:

“Ne jemi koshient që Shqipëria dhe Maqedonia kanë një rol të rëdnësishem në situtanë në rajon. Shqiopëria është anëtare e NATO-s dhe dëshiron që edhe Maqedonia ta realizojë këtë ëndërr sa më shpejtë dhe do ti kontribuojë këtij momenti me të gjitha mundësitë”, tha Presidenti Bamir Topi.

“Për të dyja vendet, integrimi në strukturat euroatlantike është alternativë e pazëvendësueshme, për prosperitetin e mëtejshëm dhe stabilitetin në rajon, kjo është një bazë e përbashkët ku segment i rëndësishme në marrëdhëniet tona duhet të jetë edhe bashkëpunimi ekonomik për të cilën vlerësoj se nuk korrespondon aspak me nivelin e marrëdhënieve politike”, tha Presidenti Gjorge Ivanov.

Mungon bashkëpunimi i thellë

Presidenti Topi frymën e bashkëpunimit e shprehu edhe në takimet me Kryeministrin, Kryetrain e Parlamentit, si dhe me subjketet politke shqiptare.

Maqedoninë të mërkurën e vizitoi ndërkohë edhe Femi Mujota, Mnistër i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai u takua me Ministrin e Mbrojtjes Zoran Konjanovski. Ata firmosën një dokument bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Të dy ministrta thanë se marëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe se bashkëpunimet do të duhet të thellohen.

Por pse këto bashkëpunime mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe Kosovës janë në nivelin e korrektes, por jo dhe të intesifikuara?

Snezhana Llupevska është gazetare që ka bërë analiza për këtë çështje:

“Maqedonia sikur nuk largohet dot nga pozitat e nxënësit nga Serbia, ose nga frika se si do të reagojë Serbia nëse Maqedonia thekson marrëdhëniet e mira mes Shqipërinë dhe Kosovën që është fakt. Sa herë që Maqedonia bën diçka që është pozitive sa i përket politikave në drejtim të Shqipërisë dhe Kosvës, gjithmonë ka pasur një sygjerim për korrigjim nga Serbia, dhe Maqedonia tërhiqej”, thotë gazetarja Snezhana Llupevska.

Bashkëpunimi ekonomik në “ngërç”

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik për Maqedoninë, Kosova është një treg i rëndësishëm. Një pjesë e madhe e kompanive eksportojnë mallra të ndryshëm.

Edhe pse thuhet se shkëmbimi tregëtar duhet të rritet, ky nivel është shumë i lartë sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Visar Ademi, analist biznesi, thotë se investime serioze nga kompanitë e dy vendeve nuk ka sepse ekonomitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë edne në periudhë tranzicioni, por veç kësaj ai thotë se në Maqedoni këtyre bashkëpunimeve nuk u jepet prioritet:

“Pjesa perënidmore e vendit popullohet më shumë me shqitarë. Qeveria të jetë më pragmatike e forcon këtë komunitete që të rrisë shkëmbimin tregëtar me Shqipërinë, ku në lindje këtë ta bëjë me Bullgarinë e në veri me Kosovën. Në këtë mënyrë do të përforcoheshin pozicinet konkurruese të Maqedonisë. Por për fat të keq jo që nuk kemi masa motivuese ose iniciativa në këtë drejtim, por kemi një ngërç të madh”, thotë analisti i biznesit praën USAID, Visar Ademi.

Maqedonia ka çështje të hapura me fqinjët e saj: me Greqinë për emrin, me Bullgarinë për gjuhën, me Serbinë për kishën.

Me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk ka asnjë çështje të hapur ndërshtetërore. Vëzhguesit thonë se pikërisht ky fakt dhe atmosfera e mirë që shfaqet mes zyrtartëve të këtyre vendeve duhet shfrytëzuar për të thelluar bashkëpunimet, me synim përfitimin e përbashkët, edhe politik por edhe ekonomik.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>