BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 13 prill 2010 - 11:26 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Shtyhet seanca e radhës ndaj Albin Kurtit
 

 
 
Albin Kurti, udhëheqës i lëvizjes Vetvendosje
Zoti Kurti thotë se nuk do të dalë kurrë para gjykatës
Seanca gjyqësore ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e caktuar për të martën është shtyrë dy ditë, për shkak të mosparaqitjes së të pandehurit në gjykatë.

Ai akuzohet për thirrje për rezistencë të autoriteteve dhe pengim të policisë gjatë një proteste në vitin 2007.

Dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur policia e UNMIK-ut, përdori plumbat plastikë për të shpërndarë turmën, që protestonte kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX tha se prania e të pandehurit është e obligueshme për të bërë të mundur vazhdimin e procedurës gjyqësore ndaj tij.

Zoti Kurti kishte paralajmëruar se as këtë herë, nuk do të paraqitej në gjykatë, pasi nuk i njeh gjykatat e udhëhequra nga EULEX-i.

Procesi gjyqësor ndaj udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shtyrë katër herë për shkak të mosparaqitjes së tij në gjykatë dhe refuzimit të avokatëve për ta mbrojtur të akuzuarin.

Ndaj tij ekziston edhe një fletëarrest, por policia e Kosovës nuk ka arritur ta arrestojë atë.

Një ditë para seancës gjyqësore të rradhës zoti Kurti u ishte drejtuar me një letër avokatëve, gjykatësve dhe prokurorëve, duke u kërkuar atyre që të mos jenë pjesë e këtij procesi gjyqësor.

Sipas udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosje, pjesëmarrja e çfarëdo vendasi në këtë gjykim, do të përdoret nga EULEX për siç ka thënë ai “legjitimimin e persekutimit të tij dhe vetë aktakuzën”.

Misioni evropian ndërkaq ka deklaruar se gjykimi ndaj Kurtit nuk ka parapavijë politike dhe se është një proces i zakonshëm gjyqësor, që kishte mbetur i pazgjidhur në kohën e UNMIK-ut.

Ndërkohë një peticion me mbi 175 mijë nënshkrime të qytetarëve për mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit tashmë i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës, i cili javën e kaluar debatoi për këtë çështje, por pa nxjerrë asnjë konkluzion.

 
 
Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
 
  
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>