http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martė, 09 mars 2010 - 15:14 CET

SHBA promovon internetin nė Iran, Sudan e Kubė

Shtetet e Bashkuara do tė heqin disa kufizime tregtare ndaj Iranit, Sudanit dhe Kubės, nė njė pėrpjekje pėr tė inkurajuar pėrdorimin e internetit nė kėto vende.

Amerikanėt do tė heqin kufizimet mbi eksportin e teknologjisė sė internetit dhe pėrdorimin e rrjeteve sociale nė kėto tre vende.

Njė zyrtar i departamentit tė shtetit tha se qeveria amerikane po bėnte investime tė mėdha nė teknologji qė iu mundėsojnė njerėzve pėrdorimin e internetit pavarėsisht nga masat e qeverive nė kėto vende pėr ta bllokuar atė.

Siē njofton nga Uashingtoni korrespondentja e BBC-sė, Kim Ghatas, liria e internetit po shndėrrohet me shpejtėsi nė njė nga parimet e politikės sė jashtme amerikane.

Departamenti i Thesarit bėri tė ditur se vendimi pėr tė hequr kufizimet nė eksportin e programeve dhe shėrbimeve kompjuterike, do ta bėjė mė tė lehtė pėr iranianėt, sudanezėt apo kubanezėt qė tė pėrdorin internetin pėr tė komunikuar mes vetes dhe me botėn e jashtme.

Nė deklaratė thuhet se kjo do t'i mundėsojė atyre qė tė ushtrojnė njė ndėr tė drejtat bazė. Kjo teknologji sipas tė gjitha gjasave do tė blihet nga bizneset e vogla dhe njė pjesė e saj pritet tė pėrdoret pėr t'iu anashkaluar kufizimeve qė ekzistojnė nė kėto vende pėr pėrdorimin e programeve tė tilla si Twitter-i, apo tė mesazheve pėrmes internetit.

Muajin e kaluar autoritetet iraniane kufizuan pėrdorimin e G-mailit nė prag tė protestave tė planifikuara nga opozita.

Deri tani, kompanitė amerikane nuk iu kanė shitur teknologji kėtyre tre vendeve, pėr tė mos shkelur sanksionet.

Pavarėsisht nga heqja e kufizimeve pėr teknologjinė e informacionit, Shtetet e Bashkuara po bėjnė presion pėr ashpėrsimin e sanksioneve ndaj qeverisė sė Iranit, lidhur me programin e debatueshėm bėrthamor qė ajo po ndjek.