BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 26 mars 2010 - 13:19 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vatikani mbron Papėn nga akuzat
 
Papa Benedikti
Vatikani ēmon lart transparencėn dhe vendosmėrinė e Papės.
Vatikani po e mbron me forcė Papa Benediktin nga akuzat se, si zyrtar i Selisė sė Shenjtė nė vitet 90-tė, nuk kishte marrė masa ndaj njė prifti amerikan tė akuzuar pėr ngacmim seksual tė fėmijėve.

Nė deklaratėn zyrtare, Vatikani thotė se autoritetet civile, pas hetimeve tė kryera, kishin vendosur pėr pushimin e ēėshtjes.

Rasti dhe akuzat

At Lawrence Murphy kishte abuzuar nė mėnyrė sistematike me fėmijėt nė njė shkollė pėr personat qė nuk dėgjojnė nė Wisconsin.

Njoftohet se nė vitet 90-tė, eprori i at Murphy-t i kishte shkruar dy herė Papės, atėherė Kardinali Ratzinger me detyrė mbikqyrjen e moralit tė kishės. Kardinali nuk kishte kthyer pėrgjigje. Pas ca kohėsh at Murphy ishte hequr nga detyrat publike si prift, por nuk i ishte kėrkuar tė largohej nga kisha.

Qėndrimi publik dhe reagimi i kishės

Analistėt dhe viktimat e abuzimit thonė se Papa Benedikti nuk kishte marrė masa dhe madje e akuzojnė atė pėr pėrfshirje nė fshehjen e fakteve pėr tė mbrojtur kishėn. Ata duan qė Kreu i Vatikanit tė tregojė se ēfarė dinte nė rastin e at Murphy-t dhe pėrse nuk kishte ndėrhyrė.

Kreu i Kishės Katolike Romane nė Angli dhe Uells, kryepeshkopi Vincent Nichols, tha se gjatė atyre viteve Ati i Shenjtė kishte bėrė ndryshime tė rėndėsishme pėr forcimin e ligjeve tė kishės kundėr abuzuesve tė fėmijėve.

Gazeta e Vatikanit, Osservatore Romano, shkruan pėr "transparencėn, vendosmėrinė dhe rreptėsinė e Papės" nė tė gjitha rastet e abuzimeve seksuale dhe i cilėson njoftimet e shtypit si pėrpjekje pėr ta njollosur me ēdo kusht figurėn e Tij, njofton korrespondenti i BBC-sė nė Romė, Duncan Kennedy.

Ndėrkaq, peshkopėt francezė i kanė dėrguar kreut tė Vatikanit njė letėr mbėshtetjeje ku shkruajnė pėr turpin dhe keqardhjen qė ndjejnė pėr abuzimin e fėmijėve nga priftėrinjtė katolikė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>