BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 02 mars 2010 - 10:48 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Rehn mbështet masat shtesë të Greqisë
 

 
 
Protesta për ekonominë në Greqi
Masat shtrënguese të qeverisë vazhdojnë të nxisin greva në vend
Qeveria greke ka vendosur masat shteasë në shërbim të përmirësimit të gjendjes akonomike.

Masat, që u vendosën pas takimeve të Komisionerit për Financat, Olli Rehn në Athinë, do të komunikohen ditën e mërkurë.

Zoti Rehn shprehu mbështetjen e Komisionit Evropian ndaj Greqisë, por theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që të vendoset rregulli në financat publike.

Takimet në Athinë

Në përfundim të konferencës për shtyp në Athinë, Komisionieri për Financat, Olli Rehn ka folur greqisht, duke shprehur urimin që grekët i bëjnë njeri tjetrit më momente vështirësisht të mëdha.

"Paçi kurajë", tha fjalë për fjalë zoti Rehn, duke dashur së pari të inkurajojë qeverinë në marrjen e masave të reja, që ai i kërkoi gjatë takimeve me gjithë zyrtarët vendas.

"Dua të inkurajoj autoritetet greke që të konsiderojnë dhe të komunikojnë masat shtesë në ditët e ardhshme."

Por urimi i zotit Rahn synonte edhe vetë qytetarët grekë, mbi supet e të cilëve do të bjerë pesha e zbatimit të masave të reja.

Të hënën në mbrëmje, Këshilli i Ministrave i vendosi masat shtesë, të cilat sipas të gjitha gjasave do të komunikohen të mërkurën, në lidhje të drejtpërdrejtë televizive, nga kryeministri Papandreu.

Masat parashikojnë reduktime të mëtejshme në pagat e sektorit publike, çka në thelb, sipas analistëve, përbën heqjen e pagës së 14-të që zbatohet edhe në sektorin privat.

Masat shtesë

Pas takimit me komisionerin europian, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, bëri të ditur se për një afat të pacaktuar nuk do të ketë asnjë rritje në vlerën e pensioneve, gjë që bëhej çdo vit, në varësi të inflacionit.

Më tej, rritet tatimi mbi vlerën e shtuar edhe dy njësi, duke e çuar në 21%, por ende nuk është sqaruar nëse rritja e TVSH-së do të përfshijë edhe artikujt ushqimorë.

Por tatim-taksat do të rriten edhe në karburante, cigare dhe pijet alkoolike, ndërkohë që do të reduktohen shpenzimet buxhetore edhe në sektorin e shëndetësisë, një masë nga synohet të kursehen rreth 900 milion euro.

Jorgos Papandreu
Papndreu pritet të njoftojë të mërkurën masat shtesë

Zoti Rehn tha se Komisioni dhe Bashkimi Europian, do ta mbështesë Greqinë, me qëllim që siç tha, akonomia greke të rikthehet në një kurs jetësor, çka do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve.

Por ai theksoi se kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet reformave strukturore në ekonomi dhe kontrollit të shpenzimeve.

"Ose do ta kontrolloni borxhin, ose borxhi do t’ju kontrollojë juve", tha shprehimisht komisioneri europian.

Ai shtoi se pavarësisht masave të reja, Greqia do të vazhdojë të jetë nën mbikyrje, e cila do të bëhet më e rreptë.

Pas takimit me zotin Rehn, ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu, theksoi edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë për të avancuar edhe në masa të tjera, po qe se do të jetë e nevojshme.

"Qeveria do të bëjë gjithçka që duhet, përfshirë edhe marrjen e masave të reja, kështu që të realizohet pa devijime objektivi për uljen e deficiti me 4 % brenda vitit 2010”, tha ministri grek.

Por masat që pritet të shpallen do të ndeshin në reagimin e ashpër të unioneve sindikale.

Kreu i sindikatës së punonjësve të sektorit publik, e konsideroi si casus belli, shkak për luftë pezullimin e rritjeve në pensione si dhe reduktimet e reja të pagave.

Sindikata do të mblidhet për të vendosur zhvillimin e një greve tjetër për më 16 mars, ndërsa në bashkëpunim me konfederatën sindikale do të vendosin për një grevë të re të përgjithshme, brenda muajit.

Për grevë dyditore, javën e ardhshme, kanë paralajmëruar edhe punonjësit e tatim-taksave.

 
 
LOKALE
Rehn kërkon masa shtesë nga grekët
01 mars 2010 | Faqja Kryesore
Pse grekët nuk paguajnë taksat?
25 shkurt 2010 | Rajoni
Arsyet e rënies së fundit të Euro-s
25 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
Greqia përfshihet nga një grevë e madhe
24 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
Papandreou paralajmëron për ekonominë
21 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>