BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 24 shkurt 2010 - 09:26 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Greqia përfshihet nga një grevë e madhe
 
Greqia
Pjesa më e madhe e Greqisë është ndalur si rezultat i një greve njëditëshe të rreth 2 milionë punëtorëve në shenjë proteste ndaj masave të ashpra ekonomike të imponuara në mënyrë që vendi të përballet me borxhet dhe defiçitin buxhetor.

Vendet arkeologjike te Greqisë do të jenë të mbyllura për turistët. Po ashtu e mbyllur do të jetë dhe hapësira ajrore për të gjitha fluturimet.

Është greva e dytë në dy javët e kaluara dhe ajo përkon me rritjen e zemërimit publik rreth perceptimit se Bashkimi Evropian nuk i është përgjigjur me simpati gjendjes ekonomike të Greqisë.

Këto masa që synojnë të godasin defiçitin masiv të buxhetit, përshijnë shkrutime të shpenzimve publike dhe ngrirje të pagave në sektorin publik.

Ndërsa qytetarët grekë po shprehin indinjatën e tyre ndaj qeverisë së tyre, zëvendës-kryeministri, Theodoros Pangalos, i tha BBC-së se faji për krizën është me kalibrin e udhheësve të BE-së.

"Asnjë nuk ka qejf të paguajë taksat, por shmangia e tyre është bërë mënyrë jetese në Greqi, ku ekonomia e zezë vlerësohet se është me një vlerë prej 30 përqind të GDP-së. Ky fakt, sigurisht që nuk e ka ndihmuar qeverinë greke ndërsa përpiqet të ulë defiçitin buxhetor që është tani më shumë 12 përqind e GPS-së."- tha zoti Pangalos.

Zëdhënësi i Sindikatës më të madhe të vendit, Stathis Anestis tha se shume grekë po kanë probleme për të siguruar një mbijetesë bazë.

"Ekziston një akumulim i madh i presionit dhe zemerimit. Është një problem serioz per të siguruar një nivel minimal dhe dinjitoz të mbijetesës. Varfëria në vendin tonë ka tejkaluar njëzet për qind," tha zoti Anestis.

Ai tha se nëse të gjitha këto masa do te zbatohen, papunësia do të ngrihet në qiell dhe se Greqia do të hyjë në një recesion të madh dhe papunësia do të arrijë nivele të papara më parë edhe në Evropë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>