BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 21 shkurt 2010 - 14:57 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Papandreou paralajmėron pėr ekonominė
 
Papandreou
'Greqia ka nevojė pėr mbėshtetje politike'
Kryeministri i Greqisė, Jorgos Papandreou, ka paralajmėruar se problemet ekonomike tė vendit tė tij mund tė pėrhapen duke infektuar dhe vende tė tjera.

Ai e bėri kėtė paralajmėrim nė njė intervistė dhėnė kanalit tė parė televiziv tė BBC-sė.

Z. Papandreou e pėrshkroi kėtė kohė si njė prej momenteve mė tė vėshtira tė historisė bahskėkohore tė Greqisė.

Por ndėrsa ai e gjen vendin e tij nė epiqendėr tė diskutimeve nervoze rreth shėndetin tė ekonomisė evropiane nė pėrgjithėsi, nuk beson se ai duhet veēuar.

Ai tha se Greqia duhet lejuar qė tė marrė hua me tė njėtėn kamatė si vendet e tjera dhe se qeverisė sė tij i nevojitet mbėshtetje politike, jo financiare, pėr tė demonstruar se sėrish mund t'i besohet.

Ai paralajmėroi pėr pasoja serioze nėse Greqisė i mohohet asistenca.

"Ne jemi njė vend qė nuk mund t'i pėrballim spekulimet tė vetėm. Kėshtu qė ky ėshtė bėrė njė problem evropian," tha ai.

"Nėse ne kemi njė problem tė madh, ai mund tė infektojė dhe vende tė tjera tė cilat nuk duhen fajėsuar".

Kohė sprove

Monedhės sė pėrbashkėt evropiane nuk i ėshtė dashur mė parė tė pėrballet me ndonjė krizė globale tė ekonomisė.

Z. Papandreou tha se hollėsirat pėr mjetet financiare qė do tė ēonin nė zgjidhjen e krizės ende nuk janė gjetur, por ai shprehu optimizėm se sfidat e paprecedenta mund tė ēojnė nė rezultat pozitiv.

"Tani jemi nė fazėn laboratorike dhe le tė shpresojmė qė ky eksperiment tė jetė i suksesshėm pėr Evropėn duke vėnė nė sprovė unitetin e Evropės nė njė mėnyrė pozitive," tha ai.

Z. Papandreou pėrfundoi duke i bėrė thirrje audiencės televizive qė tė mos tėrhiqet nga ajo qė dėgjon pėr tė mos vizituar Greqinė.

Greqia ėshtė njė destinacion popullor pėr shumė britanikė dhe evropianė.

Megjithatė, ideja kryesore e intervistės ihste se ka shumė pėr tė bėrė para se gjėrat tė fillosh t'i marrėsh mė shtruar.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>