http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 13 janar 2010 - 14:34 CET

Aleksandėr Furxhi
BBC Tianė

Shqipėri: Rėnie e lehtė e entuziazmit pėr BE

Sipas njė sondazhi tė kryer nga Instituti pėr Studime Ndėrkombėre nė Tiranė, rreth 89% qytetarėve tė Shqipėrisė mbėshtesin integrimin e vendit nė Bashkimin Europian.

Ndonėse nė njė rėnie tė lehtė krahasuar me sondazhet e disa viteve radhazi, shifra e lartė shpjegohet kryesisht me dėshirėn pėr lėvizje pa viza nė Europė.

Pjesa mė e madhe e shqiptarėve besojnė se hyrja nė BE do tė ndodhė brenda vitit 2015. Por ekspertėt pėr ēėshtjet europiane dhe vėzhguesit mendojnė se ky parashikim ėshtė tepėr optimist.

Dy dekada pas rėnies sė komunizmit, jo pak shqiptarė mendojnė se po afrohet koha qė vendi tė hyjė nė familjen evropiane. Slogani qėndror i lėvizjes popullore antikomuniste nė vitin 1990 ishte: E duam Shqipėrinė si gjithė Europa.

Nė vitin e tetė radhazi qė Instituti pėr Studime Ndėrkombėtare (ISN) nė Tiranė kryen sondazhin mbi atė se si shihet dhe perceptohet nga njerėzit integrimi evropian i Shqipėrisė, pėr herė tė parė shifra e pėrkrahėsve tė proēesit ėshtė mė pak se 90%.

Nė vitin 2009, 88.7 % e shqiptarėve janė pro integrimit europian, nė vitet e mėparshme kjo shifėr luhatej te 95% e madje edhe mė lart. Sipas drejtorit tė ISN, Albert Rakipi, shifrat nė rėnie duhen kuptuar si njė prirje pozitive.

"Ne mendojmė se po mbaron njė trend nė shoqėrinė shqiptare dhe po fillon njė trend i ri mė kritik i tė menduarit tė tė ardhmes sė Shqipėrisė, pėrfshirė dhe antarėsimin nė BE. Kjo ėshtė njė gjė pozitive dhe sigurisht do tė ishte shumė mė pozitive nėse ky trend do tė vijonte dhe do tė thellohej, sepse kjo do tė thotė praktikisht qė shoqėria shqiptare do tė zhvillojė njė sens mė kritik. Integrimi europian do tė kuptohet si njė proēes reformash qė ndodh brenda vendit dhe ndryshon jetėn tonė nė demokraci, mėnyrėn si funksionon shteti, nė ndryshim me njė lloj konceptimi tė deritanishėm qė mendon se integrimi i Shqipėrisė nė BE do tė ndodhė nga jashtė dhe do tė sjellė mrekulli nė vend. "

Jo pak njerėz e shohin proēesin nga fokusi i heqjes sė regjimit tė vizave pėr udhėtimin nė EVropė. Por jo vetėm. Disa tė rinj dhe studentė te pyetur nga BBC mendojnė se psikologjikisht do tė ndjeheshin mė mirė, mė afėr me qytetarėt e Europės.

Dikush mendon se do ta kishte mė tė lehtė pėr tė studjuar jashtė, dikush tjetėr e sheh pėrfitimin edhe te fakti se do tė ishte njė mundėsi mė shumė pėr t’u kujdesur pėr shėndetin edhe jashtė vendit, sipas mundėsive.

Ku ndodhet Shqipėria nė procesin e anėtarėsimit?

Shqipėria ėshtė aktualisht nė proēesin e liberalizimit apo heqjes sė vizave me vendet e BE.

Autoritetet shprehen prej kohėsh optimistė se kjo do tė ndodhė brenda vitit 2010. Nė sondazhin e kryer nga ISN, rezulton se 36.5% e njerėzve janė pro integrimit, pikėrisht pėr lėvizjen e lirė. Nėse kjo aspiratė realizohet, a do tė bjerė edhe nė Shqipėri mbėshtetja pėr integrimin europian nė nivele tė krahasueshme me vendet e rajonit? Albert Rakipi:

"Ka shumė gjasa qė kjo mbėshtetje tė zbresė pavarėsisht nga fakti se kjo do tė ishte nė fakt njė lexim mekanik dhe shumė hipotetik i situatės, por megjithatė realizimi i njė kėrkese, e cila ka qenė shumė sensitive pėr publikun, ka mjaft gjasa qė ta reduktojė kėtė mbėshtetje dhe ta mbajė atė nė trendet normale. Kam parasysh kėtu Kroacinė ku mbėshtetja ka qenė rreth 50% ose dhe vendet e tjera tė Europės Qendrore apo lindore dhe tė BE-sė."

Megjithėse entuziastė nė rrugėn drejt BE, shqiptarėt janė tė ndėrgjegjshėm se vendi nuk ėshtė i pėrgatitur. Kėshtu mendojnė rreth 48% e tė pyeturve.

Jo pak njerėz kanė rezerva pėr stadin aktual tė zhvillimit tė vendit dhe standartet ende tė ulėta tė zhvillimit tė shoqėrisė, krahasuar me ato tė Europės.

Drejtori i Institutit tė Medias nė Tiranė, gazetari Remzi Lani beson se qasja ndaj integrimit europian do tė jetė e ēliruar nga dogmatizmi pasi tė jenė hequr vizat.

Z.Lani mendon se do tė duhet ende njė dekadė pėrpara se Shqipėria tė bėhet anėtare e BE.

"Unė mendoj se rruga jonė drejt integrimit tė plotė nė Bashkimin Europian ėshtė njė rrugė e gjatė, pėr tė qenė realist, ndoshta jo aq e gjatė sa mund tė ishin parashikimet e pesimistėve, por pa dyshim jo dhe njė rrugė e shkurtėr siē mund ta parashikojnė disa euroentuziastė. Unė mendoj se njė qasje realiste ėshtė se do na duhet tė paktėn njė dekadė pėr tu integruar plotėsisht nė BE. Problemi nuk ėshtė qė ne tė shkojmė nė Europė, por Europa tė vijė tek ne nė Shqipėri, nė kuptimin qė ne tė jemi gati tė plotėsojmė standartet, tė jemi njė vend europian nė tė gjitha pikėpamjet. Besoj se qasja drejt integrimit europian do tė jetė mjaft mė e relaksuar dhe e ēliruar dhe nga njė lloj dogmatizmi pas liberalizimit tė vizave sepse pėr shumicėn e shqiptarėve, nė mėnyrė tė drejtė apo tė gabuar, integrimi nė Europė nėnkupton liberalizimin e vizave."

Ndonėse njė pjesė e madhe e shqiptarėve janė tė ndėrgjegjshėm se Shqipėria nuk ėshtė gati pėr tė hyrė nė BE, njė e treta e tyre mendojnė se Evropa duhet ta pranojė Shqipėrinė siē ėshtė.

Ky opinion ushqehet ndoshta edhe nga fakti qė Shqipėria prej njė viti ėshtė tashmė anėtare me tė drejta tė plota tė NATO-s, organizatė ku kriteret politike vlejnė po aq sa edhe pėr BE.

Euroentuziastėt e shumtė nė Shqipėri mendojnė se nuk ka pėrse tė mos tė ndodhė si me NATO-n.

Por rrethanat aktuale dhe afatmesme politike nė Evropė, ashtu si dhe sinjalet e zyrtarėve dhe aktorėve kryesorė tė politikės evropiane, tregojnė se nėse vizat mund tė hiqen shpejt, brenda vitit 2010, hyrja nė BE ėshtė njė ēėshtje e njė perspektive jo tė afėrt.