BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 23 janar 2010 - 16:20 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Haiti i jep fund operacioneve të kërkimit
 
Haiti
Dy persona u nxorën gjallë të premten
OKB ka bërë të ditur se qeveria në Haiti ka deklaruar se operacionet e kërkimit tani kanë përfunduar, 11 ditë pas tërmetit që shkatërroi vendin.

Autoritete të OKB-së thonë se 132 vetë janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, dy të fundit të premten.

Një zëdhënës e OOB e përshkroi vendimin si të vështirë, por shtoi se ata kishin marrë këshillën e ekspertëve.

OKB ndërkohë thotë se 130,000 vetë tashmë janë zhvendosur jashtë Port au Prince, duke bërë më të lehtë situatën në kampet e ngritura në qytet.

Përpjekja kryesore do të jetë tani drejt rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar të vendit.

Disa tenda gjigande janë ngritur në disa zona të kryeqytetit, Port au Prince.

Më herët, disa artistë të famshëm në botë morën pjesë në një aktivitet për mbledhje fondesh për viktimat.

Shfaqja e titulluar "Shpresë për Haitin" u drejtua nga aktori amerikan George Clooney, i cili tha se haitianët kishin nevojë të dinin se nuk ishin vetëm.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>