BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 22 janar 2010 - 11:59 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Hapja e portit rrit shpresat për ndihmat në Haiti
 
Porti në në kryeqytetin Port-au-Prince
Tërmeti shkatërroi gjysmën e portit dhe ai operon në masë të vogël
Përpjekjet për të rindërtuar portin kryesor në Haiti janë rritur për të siguruar që ndihmat emergjente shkojnë te miliona vetë në nevojë.

Forcat detare amerikane dhe zhytës të ushtrisë fillojnë riparimin e molit të portit.

Një korrespondent i BBC-së thotë se 50 për qind e portit është shkatërruar, por inxhinjerët kanë vendosur që disa pjesë të tij janë të forta për të përballuar ngarkesa të kufizuara.

Porti operon për momentin me 10 për qind të kapacitetit të tij.

Akomodimi për viktimat

Rihapja e tij në kryeqytetin Port-au-Prince, shihet si jetike për ndihmën ndërkombëtare.

Miliona vetë mbeten në nevojë pas tërmetit shkatërrues së javës së ardhshme.

Zyrtarët haitianë thonë se do të akomodojnë rreth 400 mijë njerëz të kryeqytetit Port-au-Prince, pas tërmetit të javës së kaluar.

Ministri i Brendshëm, Paul Antoine Bien-Aimé, tha se njerëzit do të dërgoheshin me autobusë në kampe provizore të ngritura në kampe në veri dhe në jug të Haitit.

Shumë njerëz janë larguar nga kryeqytetit në kërkim të ushqimit, strehës dhe sigurisë në fshat.

Maryese Shione, banore në Port-au-Prince i tha BBC-së se në fshat do të mund t'i shpëtonte erës së rëndë në kryeqytet, prej kufomave.

"Shumë njerëz kanë vdekur, aq shumë sa që kam frikë mos marrë ndonjë sëmundje,"tha ajo.

Kritika për bamirësit

Revista mjeksore britanike, Lancet thotë se shumë nga agjencitë ndërkombëtare që operojnë në Haiti janë duke bërë më shumë dëm, sesa të mira, duke promovuar veten më shumë, sesa duke ndihmuar për qëllime humanitare.

Në kryeartikullin e edicionit më të fundit, revista Lancet thotë se industria e ndihmës ishte bërë shumë e obsesionuar pas fushatave mediatike, megjithë gabimet në të shkuarën gjatë cunamit në Azi pesë vjet më parë.

Kryeredaktori i këtij botimi, Doktor Richard Horton, i tha BBC-së se nuk kishte një lidership të përbashkët dhe efektiv të punonjësve humanitarë në Haiti.

Shumë organizata jo-qeveritare tha ai ishin duke konkuruar kundër njëra-tjetrës.

 
 
LOKALE
Mbi 75 mijë vetë varrosen në Haiti
21 janar 2010 | Faqja Kryesore
Lëkundje të tjera toke në Haiti
20 janar 2010 | Faqja Kryesore
Ndihmat arrijnë në disa pjesë të Haitit
16 janar 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>