BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 20 janar 2010 - 12:08 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Shqetësime rreth jetimëve të Haitit
 
Haiti
Gazetat britanike përqëndrohen sot në shqetësimet rreth numrit të madh të jetimëve të Haitit si rrjedhojë e tërmetit.

E përditshmja The Daily Telegraph sjell titullin 'Mjerimi i jetimëve të Haitit - gjallë por të frikësuar dhe të vetmuar'.

Gazeta thotë se një javë pas tërmetit në Haiti sikur është tejkaluar tmerri i menjëhershëm që sjellin katastrofat natyrore por tani po dalin në sipërfaqe pasojat e rënda të tërmetit.

Artikulli përshkruan tmerrin dhe vetminë e një jetimeje 13 vjeçare, Vizeline e cila së bashku me shumë jetimë të tjerë nuk guxojnë të hyjnë brenda në ndërtesën e jetimores Foyer de Sion për shkak të frikës së ndonjë tërmeti tjetër.

Menagjerja e jetimores, Pascale Mardy thotë se nuk kanë ujë të pijshëm të mjaftueshëm ndërkohë që rezervat ushqimore përbëhen nga tre thasë me miell dhe tre me fasule për 18 jetimë që jetojnë në këtë jetimore - thotë gazeta.

E përditshmja The Independent në faqe të parë ka fotografinë një vajze 9 vjeçare jetime nga Haiti për të cilën thotë se është bërë simboli i krizës së jetimëve me të cilin do të përballet Haiti pas tërmetit.

Gazeta thotë se në Haiti para tërmetit kanë qenë rreth 380 mijë jetimë ndërsa tani ky vend me dhjetë milionë banorë mund të jenë rreth 1 milion jetimë.

Gazeta thotë se ndërsa flitet për evakuim masiv të fëmijëve jetimë në vende të tjera agjenci të birësimit janë vërshyer me kërkesa të shumta nga anembanë bota për të birësuar jetimet e atjeshëm.

Disa vetë thonë se është me e rëndësishme që jetimët në Haiti fillimisht të regjistrohen dhe gjurmohen a anetaret e familjes si dhe të investohet në stabilizimin dhe rindërtimin e vendit dhe jo në evakuimin e një numri kaq të madh të njerëzve - thotë The Independent.

Edhe e përiditshmja The Guardian sjell gjendjen e jetimëve dhe jetimoreve në Haiti.

Gazeta thotë se numri kaq i madh i jetimëve në Haiti është rrjedhojë e katastrofave të kaluara natyrore si uraganët apo përmbytjet.

The Guardian thotë se që tani ka filluar evakuimi i grupeve të fëmijëve nga agjensi të ndryshme humanitare.

Qeveria holandeze thotë se do të dërgojë zyrtarë të emigracionit që të evakuojne 100 fëmijë jetimë ndërsa edhe agjensi të tjera nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë filluar evakuimin e fëmijëve në grupe.

Gazeta e përshkruan gjendjen e mjerushme të jetimoreve ku thotë se përvec se nuk ka artikuj bazë ushqimor dhe mjekësor nuk ka madje as lodra fëmijesh dhe dhomat janë të zbrazëta.

Ndërsa e përditshmja Financial Times përqëndrohet në çështjen e investimeve afatgjata në rindërtimin dhe stabilizimin e Haitit dhe thotë se plane të tilla janë me rëndësi jetike për këtë vend.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>