BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 18 janar 2010 - 13:33 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
OKB paralajmëron për mungesë karburanti në Haiti
 
Haiti
Ndihma ende nuk po shkon tek ata që kanë nevojë
OKB ka paralajmëruar se mungesa e karburantit në Haiti do të mund të ketë pasoja serioze për situatën humanitare atje.

Një javë pas tërmetit shkatërrues, UNHCR thotë se jo vetëm mund të ndalohen dërgesat e ndihmës që vijnë me makina, por edhe rrjeti telefonik mund të ndërpritej pa akses tek energjia elektrike.

Organizata tha se shpërdarja e tendave për të mbijetuarit e pastrehë nuk kishte filluar ende.

OKB tha se spitalet në Haiti dhe në Republikën Domenikane pranë ishin mbushur me të lënduar.

Numra të shumtë të të mbijetuarve nga tërmeti ende po kujdesen për vetveten pasi shumë pak ndihmë po kalon tek ata.

Situatë e vështirë në kryeqytet

Djetëra mijëra haitianë jetojnë në rrugët e kryeqytetit, Port au Prince, të dëshpëruar për ushqim dhe vendstrehim.

Korrespondenti i BBC-së thotë se ka radha të gjata të haitianëve që presin për ujë dhe ata ndihmojnë njëri-tjetri duke ndarë ushqimin dhe artikuj të tjerë themelor.

Ndërkohë haitianët kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon i cili vizitoi kryeqytetein Port Au Prince.

Zoti Ban bën thirrje për durim dhe shpresë dhe premtoi se do të bënte gjithëcka që është e mundur për t'a mobilizuar më shpejtë forcën shumëkombëshe të OKB-së në Haiti.

Zoti Ban pranoi se sfidat ishin shumë të medha por siguroi popullin e Haitit se bashkësia ndërkombëtare është duke menduar për ta.

 
 
LOKALE
Ndihmat arrijnë në disa pjesë të Haitit
16 janar 2010 | Faqja Kryesore
Dhembja po kthehet në zemërim në Haiti
15 janar 2010 | Faqja Kryesore
SHBA dërgon trupa në Haiti
14 janar 2010 | Faqja Kryesore
Historia e mjerimeve të Haitit
14 janar 2010 | Faqja Kryesore
Dëshmi nga Haiti
13 janar 2010 | Faqja Kryesore
Gazetari haitian përshkruan situatën
13 janar 2010 | Faqja Kryesore
Viktima të shumta nga tërmeti në Haiti
13 janar 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>