BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 14 janar 2010 - 10:51 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Ulen prurjet, por shtohen sipërfaqet e përmbytura
 

 
 
Shkodër
Aktualisht zona më e përmbytur mbetet ajo përgjatë lumit Buna
Autoritetet që menaxhojnë situatën e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës thonë se ka një ulje të nivelit dhe prurjeve të ujrave nga Kaskada e Drinit.

Kjo por dhe përmirësimi i motit u ka dhënë më shumë hapësira strukturave në terren që të operojnë më mirë në ndihmë të banorëve të izoluar.

Nga Komisioni Ndërministror në Shkodër njoftohet se prioriteti i punës në terren mbetet sërish evakuimi i banorëve si dhe dërgimi i ndihmave kryesisht me rrugë ajrore në fshatrat e komunës Dajç dhe Velipojë, të cilët edhe në ditën e 13 të përmbytjeve vazhdojnë të jenë të izoluar.

Aktualisht zona më e përmbytur mbetet ajo përgjatë lumit Buna, ku janë fshatrat Shirokë, Zoga, Obot dhe Ana Mali.

Të mërkurën ka nisur dhe puna për thellimin e lumit Buna, ndërkohë që edhe në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës ndonëse

Ndryshe paraqitet situata në krahun tjetër në rrjedhën e Drinit. Pakësimi i prurjeve të këtij lumi ka mundësuar lirimin e disa sipërfaqeve të përmbytura kryesisht në fshatrat Bahçallëk dhe Bërdicë.

Banorët kanë nisur të rikthehen dhe të pastrojnë shtëpitë e tyre tashmë të dëmtuara, ndërkohë që presin nga ana e shtetit kompensimin për pronat e humbura.

Ndonëse ka mot pa reshje dhe ulje të prurjeve të lumenjve, nga Shtabi i Emergjencave Civile raportohet për një shtim të sipërfaqeve të përmbytura nga 10400 ha që ishte më parë, të enjten ajo është 11400 ha, ndërkohë që numri i të evakuarve ka arritur në 5148 persona.

Të përmbytura, njoftohet se janë 2649 rreth 150 shtëpi më shumë se një ditë më parë.

Në terren kanë vijuar operacionet e dërgimit të ndihmave humanitare dhe veshmbathjeve për të izoluarit si dhe mjeteve të tjera rrethanore në ndihmë të realizimit të proçesit të evakuimit të banorëve.

Nuk njoftohet për mungesa të furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm në qytetin e Shkdrës dhe rrethinave të saj. Edhe situata epidemiologjike sipas autoriteteve po mbahet nën kontroll.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>