BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 14 janar 2010 - 10:09 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Opozita përsëri me kritika ndaj qeverisë Berisha
 
Përmbytjet në Shkodër
Ka pothuajse dy javë që përmbytjet kanë goditur zonën veriperëndimore
Opozita në Shqipëri i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Sali Berisha në Shkodër si të turpshme.

Kryeministri Berisha e cilësoi si shumë të suksesshëm operacionin e deritanishëm të ndërmarrë nga qeveria shqiptare në zonën veriperëndimore të vendit e cila që prej dy javësh gjendet e përmbytur.

Ai dha garanci se qeveria do të zhdëmtojë çdo dëm që u është shkaktuar banorëve nga kjo përmbytje sipas tij për shkak të natyrës.

Gazeta e socialistëve, Zëri i Popullit shkruan se pikërisht në kulmin e katastrofës Berisha flet për turizëm.

Opozita ka përsëritur ndërkohë thirrjen e saj për ndihmë financiare ndaj familjeve te permbytura.

Nga ana e tij kryeministri shqiptar ka vlerësuar veçanërisht faktin që nuk janë shënuar viktima, ndërsa tha se "për herë të parë banorët u paralajmëruan për shkarkimet e hidrocentraleve".

"Lëshimi i ujrave u bë me paralajmërim të plote, me ligjin dhe moralin," tha ai.

Zoti Berisha hodhi poshtë akuzat e opozitës për keqpërdorim të hidrocentraleve mbi lumin Drin ndërsa e cilësoi menaxhimin e situatës nga KESH si të shkëlqyer.

Kryeministri dha sërish garanci se qeveria e tij do të marrë përsipër çdo dëm të shkaktuar nga kjo përmbytje, sipas tij, prej natyrës.

"Reshjet ishin të papara dhe shkrirja e dëborës ne këtë kohë ndodhin më rrallë se nje herë në 100 vjet," tha zoti Berisha.

Kryeministri shqiptar tha se situata e krijuar në zonën e Shkodrës është një sfidë për t'u zgjidhur.

 
 
LOKALE
Mbushen liqenet në Maqedoni
13 janar 2010 | Faqja Kryesore
Vendet e BE-së ndihmojnë Shqipërinë
11 janar 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>