http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hënë, 07 dhjetor 2009 - 08:29 CET

Samit i OKB-së për ndryshimet e klimës

Kombet e Bashkuara fillojnë të hënën në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, një samit për ndryshimet e klimës.

Delegatët nga afro 200 vende do të diskutojnë gjatë dy javëve të samitit në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për t'u ballafaquar me ngrohjen globale.

Një vrojtim i komisionuar nga Shërbimi Botëror i BBC-së sugjeron se po shtohet shqetësimi i publikut ndaj ngrohjes globale.

Rreth 64 për qind e të anketuarve thanë se e konsideronin atë një problem shumë serioz, shifër kjo 20 për qind më e lartë se e një dekade më parë.

Sipas vrojtimit të komisionuar nga BBC-ja, në dy nga vendet që shkaktojnë ndotjet më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë, ka rënë shqetësimi për rreziqet e ndryshimit të klimës.

Kaq intensiv ka qënë interesimi për këto negociata sa që Kombet e Bashkuara kanë marrë 34 mijë aplikime për pjesëmarrje në qendrën e konferencës që ka kapacitet vetëm për 15 mijë.

Kjo ndodh megjithë faktin që vetëm një muaj më parë OKB-ja paralajmëronte se ka pak gjasa që Kopenhaga të nxjerrë një marrëveshje të detyshme nga ana ligjore.

Megjithatë premtime të reja për ujen e emetimeve nga SHBA-ja, Kina dhe India dhe pjesëmarrja e mbi 100 udhëheqësve politikë më vonë gjatë konferencës i ka sjellë një tjetër dinamikë procesit.

Tani shumë vetë presin që në kryeqytetin danez të arrihet një marrëveshje.