http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 06 dhjetor 2009 - 12:45 CET

OKB-ja mbron provat për ngrohjen globale

Paneli i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet e klimës i ka mbrojtur me forcë shkencëtarët britanikë që ishin akuzuar për manipulim të të dhënave, për të zmadhuar ndikimin e sjelljes së njeriut në ndryshimin e klimës.

Bashkëkryetarët e panelit të Kombeve të Bashkuara thanë se shkenca ofron prova pa ekuivoke në lidhje me ngrohjen globale.

Ata thanë se puna e shkencëtarëve britankë nga Universiteti East Anglia mbështetet nga studiuesit anembanë botës.

Shërbimi Meteorologjik Britanik ka njoftuar se javën e ardhshme do të publikojë të dhëna nga disa mijëra stacione të parashikimit të motit në botë për të mbështetur provat e ngrohjes globale.