BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 14 dhjetor 2009 - 14:20 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
'Pezullohen' negociatat për klimën
 
Arkiv: seanca hapëse e Konferencës
Vendet afrikane kanë ndërprerë bashkëpunimin
Negociatat në samitin e OKB-së për klimën janë pezulluar pasi grupi i vendeve afrikane ndërpreu bashkëpunimin.

Delegacionet afrikane u indinjuan nga ato që ata i konsiderojnë si hapa të qeverisë organizatore daneze për të anashkaluar bisedimet për shkurtime të tjera të emetimeve në bazë të Protokollit aktual të Kiotos.

Ndërsa njoftimi për tërheqjen e vendeve afrikane u përhap, rreth 200 aktivistë reaguan me parullën: "Jemi me Afrikën- objektivat e Kiotos tani".

Është e paqartë se si do të procedohet tani dhe pse ka gjasë që të zhvillohen bisedime joformale, thotë korrespondenti i BBC-së për Mjedisin, Richard Black.

Debate

Blloqet që përfaqësojnë vendet e varfëra më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike kanë ngulur këmbë se vendet e pasura duhet të angazhohen për pakësim të emetimeve përtej skadimit të Protokollit të Kiotos në vitin 2012.

Por BE dhe bota e zhvilluar në përgjithësi ka promovuar idenë e një marrëveshje të re.

Vendet në zhvillim druhen se mos humbasin shumë nga arritjet që shënuan me miratimin e protokollit në vitin 1997.

Më herët gjatë këtij takimi, i quajtur zyrtarisht si Konferenca e Palëve, 15 vende në zhvillim i kanë akzuar organizatorët danezë për injorim të shqetësimeve të tyre.

Javën e shkuar, ishull- shtet në Paqësor, Tuvalu çoi në pezullimin e punimeve pasi kërmbënguli që të debatoheshin të gjitha propozimet për të ndryshuar Konventën e OKB-së për Klimën dhe Protokollin e Kiotos.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>