BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 04 dhjetor 2009 - 10:45 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
OKB po heton manipulime mbi fakte të klimës
 
Ndryshimi i klimës
Ndryshimi i klimës është bërë një çështje thelbësore
Paneli i ekspertëve të klimës të OKB, IPCC, ka bërë të ditur se po kontrollon disa pretendime se shkencëtarët britanikë kanë manipuluar ose nuk kanë paraqitur disa të dhëna mbi ndryshimin e klimës për të përkrahur argumentin e tyre se ky ndryshim është shkaktuar nga njerëzit.

Akuzat dolën pasi disa e-maile të shkruara nga një departament kërkimesh mbi klimën në Angli dolën jo zyrtarisht në internet muajin e kaluar.

Kreu i panelit, Rajendra Pachauri, tha se po i konsideronte këto akuza seriozisht.

Ato vijnë disa ditë para një samiti mbi ndryshimin e klimës në Kopenhagë.

Skeptikë të ndryshimit të klimës duke përfshirë edhe Arabinë Saudite kanë thënë se e-mailet tregojnë se samiti duhet të braktisë planet për ulje të emetimeve të gazrave që kanë efektin serë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>