|
Zvicra 'ndalon minaretė'
|
|||||||||||||||||||||||
Agjensia zviceriane e lajmeve njoftoi se rezultatet e referendumit qė u zhvillua tė dielėn, tregojnė se shumica e votuesve
e kanė mbėshtetur masėn e ndalimit pėr ndėrtimin e minareve.
57% e votuesve e kanė mbėshtetur kėtė masė. Sondazhet nė prag tė kėtij referendumi kishin treguar se shumica e votuesve do tė kundėrshtonte ndalimin e minareve, nė pėrputhje me rekomandimin e qeverisė zviceriane. Partia Popullore Zviceriane, forca e djathtė qė e paraqiti propozimin pėr ndalimin e minareve, thotė se ato janė simbole tė forcimit tė ideologjisė islamike. Myslimanėt pėrbėjnė afro 4.5% tė popullsisė sė Zvicrės. Shumica e afro 400 mijė myslimanėve janė refugjatė nga ish-Jugosllavia. Nė Zvicėr islamizmi ėshtė feja e dytė mė e pėrhapur nė kėtė vend pas krishtėrimit, por ai nuk ėshtė edhe aq i dukshėm. Nė tė gjithė Zvicrėn ka vetėm katėr minare dhe aplikimet e myslimanėve pėr tė ndėrtuar minare mbi xhami tė tė tjera janė refuzuar gjithmonė. Organizata 'Amnesty International' ka paralajmėruar se ndalimi i minareve pėrbėn shkelje tė angazhdimeve tė Zvicrės pėr lirinė e besimit fetar. Myslimanėt qė jetojnė nė Zvicėr, thonė se ndėrtimet e fundit tė objekteve tė kultit tė besimeve tė tjera, pėrfshirė kishėn ortodokse serbe, janė prova se e vetmja fe qė po diskriminohet nga autoritetet zviceriane ėshtė feja islame. Qeveria zviceriane druhet se ndalimi i minareve mund tė shkaktojė protesta tė komunitetit myslian dhe mund tė dėmtojė marrėdhėniet e Zvicrės me vendet islamike. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||