BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 20 nėntor 2009 - 12:42 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Rikonfirmohet koalicioni PDK-LDK
 
Nė qendėr selia e qeverisė sė Kosovės
Ruhet koalicioni qeverisės nė Kosovė
Dy partitė kryesore qeverisėse nė Kosovė kanė konfirmuar angazhimin pėr ruajtjen e koalicionit qeverisės pas deklaratave tė mėparshme kundėrthėnėse pėr njė prishje tė mundshme tė aleancės pas zgjedhjeve lokale.

Si Partia Demoraktike e Kosovės e kryministrit Hashim Thaēi ashtu edhe Lidhja Demoraktike e Kosovės e presidentit Fatmir Sejdiu kanė deklaruar se do tė ruajnė strukturėn ekzistuese qeverisėse.

PDK-ja tha nėpėrmjet njė deklarate se "ėshtė fuqimisht e pėrkushtuar pėr stabilitetin funksional tė institucioneve qendrore tė Kosovės dhe pėr procesin e shtetndėrtimit".

PDK-ja thotė se zgjedhjet e 15 Nėntorit, qė, sipas saj, ishin tė lira, tė drejta, demokratike dhe gjithėpėrfshirėse "nuk do tė mund tė ndikojnė nė funksionimin e mirė tė institucioneve qendrore: Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisė".

Njė deklaratė tė ngjashme bėri edhe LDK-ja pas njė mbledhjeje tė kryesisė sė saj nėpėrmjet nėnkryetarit tė saj Ekrem Kryeziu.

"LDK do tė vazhdojė tė angazhohet me pėrgjegjėsi pėr funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetėrore nga parneriteti qė dalin nė nivelin qėndror e qė ėshtė me rėndėsi parėsore pėr funksionimin e institucioneve qėndrore shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, presidencės, parlamentit dhe qeverisė nė pajtim me kushtetutėn dhe ligjin," thuhet nė deklaratėn e LDK-sė.

Pėrplasje

Deklarata e fundit e PDK-sė, pason qėndrimin e tė njėjtės parti, vetėm 10 orė mė parė, pėr mundėsinė e, siē thuhet, "riformatizimit tė koalicionit qeverisės nė nivel qendror".

Zyrtarė tė lartė tė PDK-sė thanė se shkak pėr kėtė qėndrim ishin "shkelja tė marrėveshjes sė koalicionit" nga ana e partnerit tė saj - LDK-sė.

LDK-ja thotė se mbetet e pėrkushtuar pėr stabilitetin e vendit.

"LDK-ja ėshtė parti e pėrgjegjeshme dhe objektiv parėsor ka stabilitetin e vendit," tha zoti Kryeziu.

"Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit i kanė dhėnė njė provė tė fuqishme pjekurisė dhe demokracisė nė Kosovė nė tė cilin Lidhja Demokratike e Kosovės ka dhėnė kontribut madhor," tha ai.

Megjithatė, zoti Kryeziu tha se nė raundin e dytė tė zgjedhjeve lokale LDK-ja "do tė krijojė partneritet me partnerė tė ndryshėm sipas specifikave nė cilės komunė".

Gjatė mbrėmjes sė kaluar u pėrfol shumė pėr mundėsinė e krijimit tė njė koalicioni tė ri qeverisės ndėrmjet PDK-sė dhe Aleancės pėr Kosovėn e Re (AKR) e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD) pas qėndrimit tė PDK-sė pėr mundėsinė e prishjes sė koalicionit me LDK-nė.

Mirėpo edhe AKR-ja, edhe LDD-ja pėrjashtuan mundėsinė e bisedimeve tė mundshme tė zhvilluara pėr koalicion qeverisės.

 
 
LOKALE
Shpallen rezultatet paraprake
18 nėntor 2009 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake