BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 17 nëntor 2009 - 07:14 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Kina kërkon dhënie fund të proteksionizmit
 
Obama me disa studentë kinezë
Presidenti Obama takoi edhe disa studentë në Shangai
Presidenti kinez, Hu Jintao ka thënë se ai dhe presidenti Barack Obama kanë rënë dakord të hedhin poshtë të gjitha përpjekjet për proteksionizëm ekonomik, një çështje për të cilën Kina ka shprehur shqetësim.

Ai po fliste në një konferencë të përbashkët pas bisedimeve që dy udhëheqësit patën në Pekin.

Zoti Hu tha se të dy palët kishin rënë dakord të punonin për të zgjidhur të gjitha konfliktet në fushat ekonomike.

"Si presidenti Obama dhe unë, besojmë se për momentin situata ndërkombëtare vazhdon të pësojë ndryshime të thella dhe komplekse. Po ka sfida globale në rritje dhe vendet në botën e sotme janë bërë më të ndërvarura. Në këtë kontekst ka rëndësi që të rrisim bashkëpunimin ndërkombëtar."

Zoti Obama tha se partneriteti i Kinës, siç u shpreh ai, kishte qenë kritik në përpjekjet e Amerikës për të dalë nga recesioni më i rëndë në gjenerata.

Bisedimet gjithashtu u fokusuan në ndryshimin klimatik dhe armët bërthamore në gadishullin korean.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>