BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E diel, 15 nėntor 2009 - 15:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Obama kėrkon tė lirohet San Suu Kyi
 
Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi ka bėrė njė apel pėr lirimin e saj nga burgu shtėpiak
Presidenti Barack Obama i ka kėrkuar personalisht kryeministrit tė Birmanisė, gjeneralit Thein Sein, qė tė lirojė udhėheqėsen e opozitės, Aung San Suu Kyi.

Ai e pėrcolli kėtė mesazh gjatė njė takimi nė Singapor me udhėheqėsit e dhjetė vendeve qė bėjnė pjesė nė organizatėn e Azisė Juglindore.

Njoftimin e dha zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Robert Gibbs.

"Presidenti, siē e dini po zhvillonte njė takim tė programuar me udhėheqėsit e dhjetė vendeve tė Aseanit."

"Nė kėtė takim ai e ngriti sėrish kėrkesėn e lirimit tė udhėheqėses sė opozitės nė Birmani, Aung san Su Kyi, ashtu siē pat deklaruar edhe nė Japoni."

"Pra ai e ngriti kėtė ēėshtje drejtpėrdrejtė, para qeverisė sė Birmanisė," tha zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Robert Gibbs.

Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt pas takimit qė u zhvillua tė djelėn nė Singapor, bėhet thirrje qė zgjedhjet qė pritet tė zhvillohen nė Birmani javėn e ardhshme, tė jenė tė lira, tė ndershme, gjithėpėrfshirėse dhe transparente, por nuk pėrmendet lirimi i udhėheqės sė opozitės nė Birmani.

Nga Singapori, zoti Obama ka mbėrritur nė Shangai nė kuadrin e turneut tė tij aziatik.

Disa qarqe nė Shtetet e Bashkuara e shohin Kinėn si njė kėrcėnim gjithnjė e mė tė madh pėr Amerikėn.

Ndėrsa vetė presidenti Obama e ka pėrshkruar Kinėn si partnere jetike dhe si konkurrente.

Presidentit Obama i duhet bashkėpunimi i Kinės pėr tė trajtuar shumė prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme nė axhendėn e tij, si riaktivizimi i ekonomisė globale, marrja e masave pėr tė pėrballuar ndryshimet e klimės, mospėrhapja e armėve bėrthamore e deri te roli i mundshėm i Kinės nė pėrmirėsimin e situatės nė Afganistan.

Disa kanė shprehur shqetėsim se zoti Obama nuk po e ngre zėrin sa duhet pėr ēėshtje tė tilla si Tibeti apo tė drejtat e njeriut, pasi Kina ka potencialin ta ndihmojė Amerikėn t'i pėrmbushė objektivat e mėsipėrme.

 
 
LOKALE
Amerikani, John Yettaw largohet nga Birmania
16 gusht 2009 | Faqja Kryesore
Aung San Suu Kyi shpallet fajtore
11 gusht 2009 | Faqja Kryesore
Aung Suu Kyi shpallet fajtore
11 gusht 2009 | Faqja Kryesore
Shtyhet vendimi pėr Aung San Suu Kyi
31 korrik 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake